“ZEF HOTI ZOGU I ZANES , DJALI I STARES E TRIMI I SPANJËS”.

0
1830

Nga : Ndue Bacaj

(In memoriam me rastin e 81 vjetorit të rënies në luften civile të Spanjës).

Do të ishte e pafalshme per ne malesoret të mos i perkujtonim bijët e kesaj treve që dhanë jeten edhe në trojet e Evropes per një qyteterim , besim apo per një kushtrim që mendohej se do ta bënte Europen e bashkë me të edhe Shqiperinë më të mirë , më humane e më me shanse të barabarta per banorët e saj. Një nga keta malësor që duhet perkujtuar është pa dyshim edhe djali i Hotit e Malesisë Madhe , Zef Hoti , i cili “degjoi” kushtrimin internacionalist të vitit 1936 per të shkuar vullnetar në luftën kundër fashizmit që donte të triumfonte në Spanjë . Zef Hoti kishte lindur në Stare të Hotit ,por pasi kishte mbetur jetim (i kishte vdekur babai) , per aresye mentalitetei… nëna e tij ishte detyruar që me jetimët e saj të ç’vendosej per të jetuar në Krujë. Jeta e kesaj familje hotjane në Krujë kishte qenë e veshtirë , por kisha katolike atje ishte munduar t’a ndihmonte per tja bërë disi më të lehtë jetesen. Gjatë ketyre viteve Zef Hoti ishte dalluar si djalë inteligjent e trim , gjë që e kishte vertetuar edhe kur ai humbi vëllan… Kisha katoilike dhe famulltarët e saj franceskan të Krujës të asaj kohe , perveç ndihmes per të jetuar kishin menduar që djalin intiligjen Zef Hoti ta shkollojnë si mos më mirë , dhe per ketë ata e kishin derguar me financimet e tyre të arsimohej në “qendren” e kultures dhe arsimit të Europes , në Francë. Zef Hoti në Francë filloi të shkollohet dhe të integrohej me shoqeritë më perparimtare të asaj kohe ,madje ai atje duket se ra në kontakt me idetë komuniste (të PKF) , dhe u besoi fjalëve të bukura të komunisteve francez… Në keto kushte në tetor të vitit 1936 Zef Prelë Hoti vendosi t’i pergjigjet kushtrimit per të luftuar fashizmin në Spanjë. Në të vertet Evropës të atyre viteve kishte filluar t’i hynte flaka e dy ideologjive qe kishin në themel krimin , diktaturen dhe ndalimin e të drejtave themelore të lirisë dhe besimit. Ndonse ideologjia komuniste dukej disi më “humane” në fakt ajo ishte “thjesht” njera anë e të njejtes medalje me fashizmin , i cili si në Gjermani dhe në Itali ku kishte triumfuar ai quhej nacional-socializem , ku fashizmi apo nazizmi njihej si krahu i djathtë i kesaj ideologjie , ndersa komunizmi njihej si krahu i majtë. Fashistet në ketë kohë kishin zgjedhur si fushë beteje per të zgjeruar marrjen e pushtetit me dhunë në Europë , Spanjen .. Pas kushtrimit të rrezikut fashist në Spanjë lufta civile ishte ndezur në mes popullit spanjoll të ndarë kunder forcave fashiste të Frankos , por edhe pro triumfit të Frakos … Lufta në Spanjë filloi të veshtiresohet së tepermi per vullnetaret internacionaliste pasi së bashku me luftetarët antifashist , kishin penetruar edhe luftetarët e roberisë së kuqe, që propagandonin komunizmin bolshevik sovjetik. Madje keta komuniste internacionaliste arriten që nën masken e luftës antifashiste , të shkaterronin edhe shumë kisha e objekte të kultit Kristian katolik dhe të vrisnin klerin katolik si gjoja bashkepunetor të fashizmit. Në keto kushte lufta internacionaliste e Spanjës filloi të zbehej në sytë e luftëtarëve të vertet antifashist dhe të shteteve që e njihnin ideologjinë e kuqe që ishte mbjedhur e rritur në qeveri e shtet prej 20 vjetesh në Bashkimin Sovjetik të Lenin- Stalinit.. Zef Hoti si shumë vullnetarë internacionalist luftoi trimërisht perkrah popullit spanjoll , siç kishin luftuar ndër shekuj malësorët e shqiptarët në aleancat ndërballkanike dhe ndëreuropiane kunder pushtuesve turko-osman e tjer.. Zef Hoti në ketë luftë u shqua si një trim i vendosur kunder ushtrive fashiste të Frankos , derisa me 13 shkurt të vitit 1937, në betejen per mbrojtjen e Madridit nga fashizmi, ra heroikisht duke derdhur gjakun e tij në keto troje të bekuara evro-perendimore. Ideali per të cilin ra deshmor Zef Hoti ishte liria, per të cilen ai dhe breza të tërë para tij , kishin luftuar e sakrifikuar duke ia njohur vleren e ditur çmimin , më mirë se askush tjeter të shtrenjtes liri , që në Spanjë fashistet dhe komunistët donin t’a mbysnin që në embrion jo vetem per spanjollet, por per gjithe popujt e kontinentit  e më gjërë. Mjerisht, kjo luftë civile edhe me “prapavijë” internacionaliste mori rrugen e një katrahure aq të madhe sa bëri të mundur që në Spanjë te mos fitojnë luftetaret e lirisë, por “vellai” binjak i komunizmit, Fashizmi, i cili me 28 mars 1938 ngriti në Madrid flamurin e tij, duke fituar keshtu pushtetin e shtetin. Pas kesaj luftetaret internacionalistë të lirisë, u kthyen në vendet e tyre , kush i zhgënjyer e kush i mbushur me vrerë që do ta shprazte mbi popullin e vet kur ti jepej rasti (Një shembull i till ishte Mehmet Shehu në Shqiperi…). Pas kesaj lufte që thuajse humbi kuptimin në Spanjë , mbeten shumë trupa të të rënëve internacionalist , ku njeri ndër keta ishte edhe trimi Zef Hoti ,trupi i të cilit u varros atje.. Fashizmi në Spanjë i udhëhequr nga Frankoja , qeverisi pas kësaj lufte civile edhe rreth 35 vite , ndersa ne shqiptaret patem fatin e “kuq” të na qeverisin homologet e kuq të Frankos të “zi” , komunistet , por mjerisht edhe 10 vjet më gjatë se ai. Është interesant fakti që ndersa fashisti Franko u ngriti varre e memoriale jo vetem të rënëve në mbështetje të tij e kauzës tij , por edhe të rënëve kundershtarë të tij e kauzes tij. Frankoja gjatë qeverisjes tij në çdo pervjetor të luftës civile në Spanjë , vendoste buqeta me lule e kurora në varret dhe memorialet e të dy palëve të rënë , ku ketë e justifikonte duke thënë se edhe kundershtaret e mi meritojnë të kujtohen e respektohen , pasi ata kanë derdhur gjakun e dhënë jeten per një ideal që mendonin se do ta benin më mirë Spanjën dhe Boten.. Ndersa e kunderta ndodhi nga komunistet shqiptare , të cilët kundershtareve politik të luftes dhe fjales, u humbi jo vetem varret pa shenjë e pa nishan , por edhe farefisin e tyre deri ne shtatë breza… Diçka tjeter që tingellon keq sot per ne shqiptaret është se ndonse kemi kaluar tash dy vite njëçerek-shekulli që jemi “çliruar” nga komunizmi , rezultatet tona në krahasim me ato të Spanjës të sunduar nga fashizmi janë thuajse të pakrahasueshme në disfavorin tonë… Gjithsesi pervjetorët e renies të internacionalistit malësor , trimit Zef Hoti , duhen perkujtuar , të pakten nga të majtet në pushtet , që baballaret e tyre komunist ishin munduar ta bëjnë të tyre ndër vite… Ky trim malësor edhe pse ra jashtë trojeve etnike shqiptare e meriton shumë më shumë , perkujtimin e nderimin se sa shumë sherbëtor të PKPSH ,që ranë gjatë luftës civile në Shqiperi per “bythen” e Enverit apo “mustaqet” e Stalinit , sundimit të të cilëve ju kemi parë sherrin 46 vite , e vijojmë t’ja shohim jo pak edhe sot… Me ketë rast nuk po mundem pa thenë se po të kishte patur fatin të shpetojnë gjallë nga lufta e Spanjës Zef Hoti , komunizmi me siguri do t’i kishte rezervuar fatin e shumë shokëve te tij bashkeluftetarë të Spanjes, të cilet u persekutuan , burgosen, pushkatuan apo “vetepushkatuan” me akuza monstruoze deri te ato më qesharaket..

Ani, s’ka gjë pasi hotjanet e malësorët e “zakonshem” në çdo pervjetor, në mendje e shpirt e perkujtojnë trimin Zef Hotin , të pakten me vargjet lapidare (të kthyera në këngë) , të poetit malësor (të ndjerit) Dodë Kaçaj , vargje (brilante) që ja pati kushtuar trimit internacionalist që i zbardhi faqen Hotit , Malesisë dhe Shqiperisë në dhenat e Europes.. Per ta mbyllur këtë shenim perkujtimore nuk gjeta fjalë më të bukura se vargjet (këngë) të poetit Dodë Kaçaj nga të cilat citoj:

“Ku rrin shqipja në malet t’Hotit,
Ku kanë lind burra barotit,
Ku kanë lind burra me nam,
Që kanë bri hekur me dhamë,
Leu Zef Hoti , zogu i zanes,
Djali i Stares, trimi i Spanjës.
……………………………………….
Shqipja e Hotit ndër brigada,
Fluturon me plaget e ngrata,
Front e në front e flakë barot,
Lufton njelloj si me kenë n’Hot.
Amanet ju shoket e mijë,
Po ju la një porosi,
Kur të shkoni në Shqiperi,
Tek ai mal atje në Stare,
Ndalni pak shprazni batare,
Kam një nanë , n’ma gjetshi gjallë,
Me i thanë ma ban hallall,
Se tash më bajnë nanat spanjolle,
Një varr të bukur rrezë një molle,
Ka me u gjetë një shok prej frontit,
Me ma pru një gurë prej Hotit,
Malet rriten dhe bjeshket qeshin,
Por djemte si Zefi kurre nuk vdesin”.

Malesi e Madhe , 13 shkurt 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.