Të mundësh dhimbjen me forcën e telajos dhe me bukurinë e vargut

0
1052

Nga : Namik Selmani shkrimtar – Boston , 30 janar 2018

Mbresa nga jeta e artistes shqiptare me banim në Itali Lumturije Fortuzi

Të japësh emocionin e bukur në një sfidë mbijetese të një pasioni të madh e të bukur të artit të fjalës dhe të ngjyrës është bukur dhe vështirë. Brenda tij ke edhe ngjyrimin e trishtimit, se nuk kuptohet e nuk jetohet bota pa trishtimin që rri në sup të gëzimit në jetën tonë në jetën e secilit. Lumturije Fortuzi jeton në Itali, në Mbretërinë e Pikturës dhe të Poezisë. Ka vite që ka shkuar atje. Ka dy vajza të mira që janë vetë nëna dhe që banojnë vetëm disa minuta larg saj. Jeton më bashkëshortin Zydi e me vajzat i rrinë afër në secilin moment. E duan shumë, por asaj i duket se i do më shumë. Një dashuri që mbetet tharmi i një jetë të bukur që është edhe një jetë të trishtuar. Një jetë gati të pabesueshme për mjaft njerëz të zakonshëm. Jo thjesht në dhimbjen e trishtimin që i ka dhënë asaj dita e jetuar në një mënyrë mjaft të rënduar nga një lloj paralizë që e ka detyryuar që ajo gati gjithë ditën të rrijë në karrocë invalidi. Ajo ka atë forcë që ajo ka gjetur në jetën e saj për të mundur terrin që të jep jeta pa pyetur se ti mund ta mbash brenda vetes apo do ta kthesh një një dritë që ndriçon ditën tënde, të familjes ku jeton dhe të miqve të tu. Për fat të keq, publiku dhe lexuesi shqiptar nuk e njeh këtë jetë. Lumturija nuk ka arsim të caktuar për dy artet e saj, të cilëve ajo i ka kushtuar jetën e saj të përditshme. Por ajo sot me shumë pasion është mes dyzimit të poetes dhe piktores Le ta themi që në fillim. Kur dua të shkruaj për të, përnjëherë më shkon mendja tek simbolika e Lumturijes. Më saktë, më shkon te ai binjakëzim gati hyjnor të emrit që ia vë një teze, hallë, xhaxha, gjyshe mes emrit dhe karakterit të njeriut që ka secili prej nesh që e ka atë emër. Jeta njerëzore njeh sa e sa raste dhe përvoja të panumërta të këtij çiftëzimi dikur në kohëra të ndryshme është bërë i stisur nga koha. Kujtojmë emrat e komunizmit Proletar, Ideal etj. Dikur për këtë do të shkruante një ese të gjatë një nga kritikët më të njohur të botës Bjelinski. A thua se ai emër që të vë në një djepit mes pelenash një baba një nënë do të jetë pasqyra e jetës që do të jetosh? Do të ishte bukur që simbolika e emrit Lumturi me atë të personazhit të shkrimit tim do ishte e saktë do të ishte bukur, por jo, Ani pse ajo në të gjithë jetën e ka dashur lumturinë tek sfida e fituar dhe jo te një tavolinë ku mund të bësh sa e sa gjellë, fruta ëmbëlsira e në të të mos ketë lumturinë njerëzore. Trokitjet e historisë së artit botëror të paktën na japin një rast mjaft të spikatur. Kur para shumë vitesh, më duhej që t’u flisja nxënësve të mi në shkollën e mesme për jetën e veprën poetike të Vladimir Majakovskit, më duhet të thoja se ai e lëvronte poezinë po aq sa dhe pikturën . madje biografët në një moment të jetës së tij thonin se piktura dhe karikatura e tij e rivalizonte poezinë. Jeton në Porcia që është një qytet i vogël, po shumë i bukur. Në qendër ka një kështjellë të vjetër ku nganjëherë vjen kontesha e Porcisë. Në anë të kështjellës është nje liqen i vogël po shumë i bukur. Në të ka mjellma dhe zogj uji të ndryshëm. Ka gjithandej ujëra që i mbajnë të sistemuara. Kudo ka mbeturina arkeologjike të ndryshme. Ka gjithë vitin gjelbërim. Në maj ka aromë të luleve të blirit. Gjatë rrugëve ka pemë. Qytet i pastër dhe i qetë. Njerëzit janë shumë punëtorë. Ka patur një fëmijëri tiranase, por që nuk ka mbresa shumëpara saj që i ndodhi në Itali.Për të bërë gjykimin e parë për këtë jetë të vështirë le të ndekim një çast rrëfimin e saj “Fëmijëria ime është fëmijëri nga më të zakonshmet e kohës. Kam qenë gjithmonë ëndërrimtare, po nuk flisja. Asnjëherë nuk kam folur për ëndrrat e mia. Kur isha pak më e rritur, i merrja shpesh nipërit dhe mbesat dhe ju tregoja përralla disa herë dhe i sajoja dhe i shkruaja.. Unë them që jeta për mua në Shqipëri ishte një ëndërr e keqe. Jeta ime filloi në Itali. Jeta ime e vërtetë filloi mbas operacionit ku i dhashë rëndësi më shumë vetes. Fillova të pikturoj. Piktura abstrakte ishte një mënyrë e imja për të dhënëq botën që njihja, që prekja, për të mos patur kufi në krijimtarinë time. Në Shqipëri kisha kufi për çdo gjë për të folur, për të menduar, për të vepruar ,sidomos në kohën e monizmit . Dita ime në këtë kohë është pothuaj e njëjtë se jam e sëmurë. Jam martuar 20 vjeç. Sapo erdhëm në Itali, vajza e vogël kishte lindur një vajzë prandaj them që jeta ime filloi në Itali ku nipërit më dhanë jetë. Jam në Pordenone. Kam vajzat, e madhja quhet Anila, e vogla quhet Elvana. Jemi shumë afër njera-tjetrës ..E madhja mbush 50 dhe e vogla 45. Para 20 vitesh pata shfaqjen e kancerit. Pas nje operacioni të rëndë nga kanceri kisha shuma me frikë se do të vdisja. Shumë frikë. Nuk e disa se ç’do të ndodhte. Një lloj ankthi i vdekjes në sy çdo ditë. Vajza më rekomandoi të filloja një kurs pikture në universitetin e moshës së tretë. Sii?????? Unë me kancer të bëhesha piktore në universitet?? Isha e parregullt për pjesëmarrjen se shkoja shumë shpesh për analiza dhe vizita. Fillimi qe i vështirë. Nuk dija të mbaja as penelin, por më vonë më hipi një dëshirë e papërshkruar për të pikturuar .I hyra me shumë zell. Fillova të punoj dhe 10-12 orë në ditë. Në fillim kopjoja veprat e piktorëve të hershëm. Pastaj fillova nga të mijat. Pas tumorit u tjetërsova. Kam qenë gjithmonë shumë zemërmirë dhe tani jam akoma më shumë po vetëm me ata që e meritojnë. Tani e dua dhe e çmoj jetën më shumë se përpara se i shkova shumë pranë vdekjes. Nuk jam më e turpshme si kam qenë gjithë jetën time. Gjërat i them në sy. . Merak kam që nuk m’u dha mundësia në vendin tim të bëja shkollë për pikturë. Ndoshta sot do të isha dikush. Poezitë i fillova kur më ikën vajzat në Itali, po pjesën me të madhe e kam shkruar këto 2 -3 vitet e fundit..Ndihmë të madhe dhe mbështetje më kanë dhënë e gjithë familja duke filluar nga burri. Megjithë të ardhurat e pakta m’i ka blerë gjithmonë bojërat dhe telajonën, kavaletën e gjithë çfarë duheshin.Vajzat që të dyja më shtynin duke i pëlqyer pikturat. Më jepnin zemër. Jo më pak të rëndësishëm kanë qenë dhe tre nipat që gjithmonë më kanë frymëzuar për poezite dhe pikturat.. Ka mundësi që pasionin për poezinë dhe pikturën t’i kem trashëgim nga babai. Në kohën e Fan Nolit ka qenë mësues dhe në kohën e mbretit Zog ishte toger. I pëlqente dhe recitonte përmendësh vjershat e Naimit,  Çajupit ..Kam parë shumë pak për të mos thënë fare muze arti .Më kanë pëlqyer gjithmonë pikturat e Sali Shijakut pikturat klasike të tij.,jo abstraktet. Pas disa vjetësh diçka më shtynte të filloja me pikturën abstrakte pa i njohur rregullat e saj dhe pa u konsultuar me njeri . E mbaj veten më shumë një autodidakte..Nuk e di se çfarë të duhet më. Di vetëm që më pëlqen çdo gjë e bukur në jetë art ,veshje, natyrë, nje vajzë apo dhe një djalë i bukur. Më në fund me pikturat e mia hapa një ekspozitë pikture. Kulmi i artit tim ështe një ekspozitë në Koneljano e panë 550 njerëz . Më dha kënaqësi dhe përshtypjet që më jepnin njerëzit jo vetëm me komente. Shumë vinin, flisnin, më lavdëronin dhe më përqafonin. Gjer tani kam marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive dhe 5 personale. Këto janë pak a shumë aktiviteti në pikturë. Ende nuk ka një vëllim poetik, por besoj se këtë vit edhe mund ta realizoj edhe këtë ëndërr të bukur. Kam gati 200 piktura .në shtëpi .

Në këtë shkrim mbetesh përherë me pengun e madh të asaj që ka brenda Lumturijes dhe asaj që duhet thënë për të. Përtej artit të saj të pikturës është edhe mesazhi mjaft human i poezisë së sej. E kush mund të mbjellë më shumë se ajo humanizëm në poezi?

Thotë se krenaria më e madhe e saj, frymëzimi i saj për ta dashuruar jetën, për të krijuar mbeten  dy nipërit dhe mbesa. Denis studion në Akademinë e Arteve të Bukura në Verona. Ka shumë talent. Devidi është  i vetmi djalë shumë i bukur.  Kyara është pianiste e vogël që po mëson anglisht, gjermanisht dhe merret me Kun Fu..

Ka mall ka dhimbje, po ka dhe shumë optimizëm. Ajo nuk shkruan gjatë, po strofat e saj janë penelata diellore që të godasin fort, bukur, ngrohtësisht, si ajo rrezja në një cati që futet qoftë edhe mes një vrime që mund të ketë në tjegullë

Guri i rëndë në vendin e vet.

Lëvizur nga vendi i tij një gur , 
rrëllëherë gjendet mirë në një tjetër,
Kështu është për cdo grua o burrë
që nuk peshon më në Shqipërinë e vjetër

Optimizmi i saj duket edhe më qartë në poezinë “Nesër”

Sa bukur që të kishim nën jastëk të gjithë këtë poezi edhe ata që mburren me paratë edhe ata që kanë në trup, ose në familje një njeri në nevojë.

Nesër

Nesër mund të biesh nga shkallët 
Dhe të vdesësh
Mund të bëhesh sakat

ose  i paralizuar të mbetesh 
Nesër mund të fitosh llotarinë
Mund të takosh dashurinë
Nesër nuk di se cfarë të pret
Prandaj, gëzohu për të sotmen
Dhe mos mendo për nesër
Nesër, nesër, nesër

Kur e pyesim për miqtë e Shqipërisë ajo na thotë: -Nuk kam patur miq, por gjithmonë kam çarë vetë. Nuk më ka ndihmuar njeri përveç familjes. Po flas për miqësira arti.. E sa për miqësira në Tiranë, o kanë vdekur, o janë plakur dhe as kompjuterin nuk dinë të përdorin. Kam vetëm një shoqe që ka punuar në Ministrinë e Tregtisë. Në Itali jemi të lidhur me katër familje të rregullta. Jam fëmija i shtatë. Nuk më kanë thënë pse më kanë vënë këtë emër. Për fat të keq, babai im ka qenë 63 vjeç kur kam lindur unë, ndërsa mamaja ishte e re. I kam të gjitha çfarë janë shkruar për mua në Itali, por në Shqipëri nuk më njeh asnjë . I kam filluar këtu dhe kam 22 vjet në Itali. Ka shumë ëndrra Lumturia. Ka projekte e kjo e bën atë edhe më të madhërishme në atë jetë që ka kaluar e kalon. Shikoni një çast atë pikturë në ekranet internetike që ka si autore Lumturije Fortuzin!  Një dallgë e lartë e shkumëzuar me kreshta që përplasen diku në një breg dhe thinjen. Mos vallë është vetë jeta e saj me kaq shumë ngjyra maja, thiknjaja ëndrra, zhgënjime??? Brenda këtij dyzimi do të doja që të citoja të paktën një strofë poetike nga krijimtaria e saj Përse rrugët mbyllen me një gardh? Mbetesha në vend e përpara nuk shkoja dot Përse shishja ishte e tharë E penën shpesh e ngjyeja me lotë?

Mos u mundoni të kërkoni përgjigjet e saj në mbarim të poezisë! Jo dhe jo. Të tëra pikëpyetjet ajo i tregon në monologjet e saj të përditshme. Ka ëndërr një ekspozitë në Ulqin. Për një ekpsozitë. Ka ëndërr të shohë muzeun e Arteve në Romë, në Njy Jork, në Ermitazh të Rusisë. Të rrijë e menduar para pikturave dhe skulpturave në Muzeun e Luvrit në Paris. Oh, sa ëndrra! I duket se në çdo ditë që jeton bën hapin e parë të jetës të artit të saj të ngjyrës dhe fjalës.

“Do të doja të dërgoja pikturat e mia si klasiket edhe si abstraktet në Amerikë- na thotë me kaq shumë këmbëngulje, por edhe me pak trishtim për atë që e quan ëndërr. – Është vendi i mundësive të mëdha. Më kanë thënë që atje mund të pëlqehen shumë dhe mund të shiten.” E në këto plane e ëndrra nuk është keq që edhe Ministria e Diasporës në Shqipëri apo dhe mjaft mirëdashës të artit ta ndihmojnë që ajo ta bëjë realitet të paktën një prej këtyre ëndrrave, pa të cilat nuk mund të kuptohet jeta e një artisti të vërtetë. Në atë rrëfim përherë të pambaruar për karaktere të tillë njerëzorë, do të kujtoja një detaj njerëzor dhe artistik që do t’i shkonte shumë për shtat ëndrrës dhe zhgjëndrrës së sj mbase edhe të grupimit të artistëve të tillë që gjen shpesh nëpër botë. Në vitin 2010 bëja një vizitë në Muzeun e Izabela Garnerit në Boston . Ishte Muzeu i parë privat në Amerikë që ishte hapur rreth vitit 1880. Mjaft piktura të këtij muzeu gjigand për mendimin dhe sakrificën e saj ajo vinte dhe i blinte në Evropë me aq para sa ia kërkonin piktorët ose tregtarët e artit që nuk ishin të pakët edhe në atë kohë. Në raste të veçanta dhe më shumë se kërkonin ata mjaft që të kalonin Oqeanin Atlantik dhe të viheshin ë muret e kësaj shtëpi që më vonë do të kthehej në një nga muzetë më meritorë të Amerikës, në qendër të Bostonit. Teksa po shihnim me vemendje të madhe të tëra pikturat e vëna, cicëroni një pavioni na “detyroi” që të shikonim më me vemendje syngultazi një pikturë të vogël në përmasa në krahasim me ato të tjerat. Ishte një portret gruaje 20 me 30 centimetra. Nuk ishte aq e bukur në harmoninë e ngjyrave se sa në motivin që e kishte detyruar piktorin për ta bërë një gjë të tillë dhe ajo të bëhej më vonë: kryepiktura: e Muzeut. E entuziazmuar për pikturat që kishte bërë në Francë Izabela i kishte kërkuar një piktori të njohur që të vinte për një vizitë njëmujore në Boston. Me të gjitha shpenzimet të siguruara nga vetë ajo. Mbase dhe më shumë. Dhe piktorët që duan të ndërrojnë përherë mjediset, peisazhet e karakteret, u nis me një gëzim, mirënjohje e kureshtje padyshim dhe me etje artistike për në Boston. E zakoni, dëshira e donte që ai të bënte dhe një dhuratë shpirtmadhës Izabelë që nuk pikturonte, po i donte pikturat më shumë se vetë piktorët.. Po ç’t’i jepte piktori përballë mirëqënies së saj çdo dhuratë do të ishte e zbehtë. Dhe mendoi që t’i jepte një dhuratë që të kujtohej me shekuj. T’i bënte një pikturë, një portret të saj. Po, ah, ç’ndodhi? Pas më se 40 viteve të pune si piktor, dora e djathtë nuk punonte më. Ishte paralizuar e asnjë mjek amerikan nuk mundëte dot që t’ia dërgonte në atë fuqi që ai do të dëshifronte të paktën për të bërë të fundit pikturë atë të mikes së tij Izabela. Atëherë i kërkoi ndihmë dorës së majtë. Asaj dore që ai nuk i kishte besuar asnjë pikturë e sot i duhej që t’i besonte pikturën më të dobishme të jetës. Po dora e majtë nuk ia plotësonte dot tërë atë vrull zemre, talenti. Dhe ashtu, me djersë të mëdha, me një mundim të madh me një lot burri të fshehur brenda qënies së tij artistike, bëri atë pikturë që edhe sot është në muze. Kishte të drejtë cicëroni që të na e tërhiqte vemendjen për të parë këtë pikturë që kishte fabulën më të dhimbshme . Një fabul që mund të hyjë në historinë e artit botëror. Të gjithë i thonë që ka kurajo. Ka filluar ta besojë e të ketë dhe më shumë. I duket krejtësisht normale, që nuk qahet për gjendjen ku është. Përtej atij dallgëzimi që të jep pamundësia fizike, një lloj ngujimi brenda një shtëpie me fytyrë nga malet, nga livadhet, nga bahcet me lule, nga vilat e panumërta, nga pyjet. Lumturi Fortuzi jeton me lumturinë e fitores së sfidës së jetës. Larg syrit të Anilës dhe Elvanës e fsheh dhe një lot syri mallëngjimi, ngujimi njerëzor e artistik.. Nuk është e paralizuar, por ecën me vështirësi. E shtyn karrocën duke qëndruar në këmbë, po shumë e përkulur. Kurrizi i saj nuk ka muskuj. Është me artrozë dhe skoljozë për të mos folur për gjërat e tjera. Beson se ende ka njerëz të mirë në jetë, mjafton që t’i kërkosh se kush janë dhe se ku jetojnë.

Duke marrë  disa mendime të  miqve të  saj, do të  citonim  njërin prej tyre

Pëllumb Nuri- Mishin e tret dheu.Pasuria me me vlerë  ë shtë  intelekti. Z.Lumturi ju me flatrat e vullnetit tuaj pushtoni hapësira që  edhe vetë  emri juaj do t’i kishte zili. Askush s’e ka fisnikë rinë , inteligjencë n dhe modestinë tuaj unike, me të cilën mund të  mburreshin edhe personalitetet më  të  më dha. Ju urojmë  mundësira pa fund pë r të  shprehur talentet tuaja të shumta. Lumturi në  familje e realizim të  ëndrrave tuaja.

Dhe ne, me krenarinë se një bashkëkombase jonë kërkon që të shkruajë fletë nderi dhe lavdie në Itali, në Mbretërinë e Pikturës dhe Poezisë. E duke shpërthyer edhe unë para këtij dyzimi njerëzor do të doja që t’i vija një kurorë fjalësh:.”O njerëz, sillni një shportë e me tinguj e me krahë pelikani për Lumturinë! Sillni ca klithma zgalemësh, ca urime pafund nënash.Ia vini në karrocë si miq të një fitimtari. E pulëbardhat të bëhen shokë për ditën e ëndrrat. E me vargjet për brengën dhe forcën bëni pa fund gjerdane, mes urisë për metaforat le t’ju prishet gjumi i natës. Ju që e dëgjoni këtë gërvimë karroce me trokëllimën në gurë kalldrëmi në sheshe e lagje, i terratisni honeve shirat e mjegullat e shtrëngatës. Paska pak trishtim vjeshtor kjo karrocë që mban poeten. Të dhembin duart hyjnore që shtyjnë rrotat me pëllëmbë E mua më vijnë fjalët sikur të ishin rreze me buzëqeshje. E dhimbja e fshehur si monolog i pathënë. Oo, poetja qënka Mbretërëshë e Dritës a një flutur krahëpurpur. Pranë saj jemi kalorës të luleve përmes një lëndine Mbase një ylber mali, një stacion ëndrre të sirtari i futur. Gërvima e karrocës mbetet pas si këmbanë, si zile. Si një fjongo livadhi ai bëhet ujëvarë e det me lirika. Troket karroca e poetes në sheshe e ngadaltë, kërkëllitëse. Mes Mbretërisë së Blerimit bëhet shatërvan me drita. Një shi engjëllor breron në pranverën farfuritëse Ca duar butësore shtyjnë ngadalë një karrocë invalidi. Unë hesht e vargu në gjoksin e burrit më ulet E në sytë e poetes lumnueshëm hap dritare prilli. E në syytë e saj shoh vargje ngjyrë trëndafili Ooo, gjeni xixëllonja për Zanë që jetën e sfidoka. Silni një shall me fllade, ca lule të lulëzuruara, ca valë deti! Nëse mbeteni një ditë në baltën ku iu fut koha, kërkoni ndihmë në thesaret me fjalë poeteje

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.