KATEGORIA E DYTË “KTHEHET” NJË VIT PRAPA , PËR TU KTHYER PARA JAVEN TJETER

0
707
Tashmë kur superiorja ka disa javë që ka rifilluar kampionatin pas pushimeve dimerore , po kështu edhe kategoria e pare , ajo që është më interesantja , kategoria e dytë , kthehet prapa në kohë . Kështu këtë të Djelë është luajtuar një javë e prapambetur që vitin e shkuar .

Në këtë javë ekipi i Veleçikut ka pritur në shtepi ekipin e Kukesit-B , duke e mundur me rezultatin e paster 3 – 0 . Ishte kjo një ndeshje “prove” për ekipin dhe teknikun Duli , mbasi present për të ndjekur këtë ndeshje nuk ishte as Administratori tashmë i dorëhequr e as Kryetari i Bashkisë . Ky i fundit mësohet se për arsye objektive për të shoqeruar Këshilltaret Bashkiak në një eskursion turistik diku jashtë vendit , nuk e ka patur të mundur të ndjekin këtë takim të prapambetur . Gjithsesi lojtaret dhanë në fushen e lojës në një farë mënyre atë farë pritej pra fituan , duke shënuar ne pjesen e parë Denis Çokaj i cili pasi ka marrë një top nga Ujkaj ka zhbllokuar rezultatin në minuten e 14-të . Pjesa e parë është mbydhur me këteë rezultat , nderkohë pjesa e dyte ka dhuruar edhe dy gola të tjerë për Veleçikun , ku autor janë Lami në minuten e 54-të dhe Popaj në minuten e 75-të. Më këtë fitore djemt e Veleçikut duket se po vijojnë në rrugë të mbarë drejtë objektivit për kategorinë e parë , këte e ka shprehur edhe trajnieri Besnik Duli gjatë një interviste për mediat.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.