Kryeministri Rama : Nga muaji mars , oficer sigurie në shkolla

0
Kryeministri Rama ka njoftuar se nga muaji mars në 15 gjimnazet e Tiranës në ambientet e shkollës do të ketë edhe një oficer sigurie. Rama u shpreh se figura e oficerit qëndron midis territorit të përgjegjësive të ministrisë së Arsimit dhe asaj të Brendshme, ndërsa do të ketë rolin e një kujdestari.

“Programi do të aplikohet në 15 gjimnaze dhe nis në muajin mars. Duhet bashkëpunim mes mësuesve dhe Policisë së Shtetit. Oficeri i sigurisë do të jetë si kujdestari. Oficeri do të garantojë që ministria e Arsimit, por edhe e Brendshmja të kenë më shumë informacion për kërcënimet e jashtme ndaj shkollës me ngacmimet, mundësinë apo ofronim e shit-blerjes së lëndëve narkotike dhe shfaqet e pa denja gjatë procesit mësimor. Oficerët e sigurisë do të jenë persona të shkolluar që do të kenë edhe kaluar akademinë e sigurisë, të trajnuar posaçërisht për këtë detyrë”, deklaroi Rama.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.