JETE TJETER NR. 13 / JUBAN DANJA U13 Kom. Egjyptian & Rom ekipi më i ri i futbollit Shqiptar

0
1625

 Rrëzë Kalasë Rozafa , nën këmbet e saj shtrihet njëra nder lagjet më të vjetra të qytetit Shkoder.

Të gjithë e njohim këte lagje me emrin “Liria” , këtu banojnë banorë të komuniteteve Egjyptian dhe Rom. Banoret e kësaj lagjeje asnjëherë nuk kanë qënë problem për lagjet e tjera , më së shumti këta kanë problemet e veta . Gjithësesi ky emission nuk ka marrë përsiper të trajtojnë Jetën e banorve të këtyre komuniteteve , ndryshe nga të tjeret . Ne jemi ndalur pikrisht tek Jeta Tjeter e këtyre banorve . Kemi ardhur pikrisht këtu në Shkollen ku mësojnë femijet e kësaj lagjeje . Drejtori i Shkolles Petrit Proni , mësueset e edukimit fizik , të gjithë se bashku , sikur ta dinin qellimin e shkuarjes sonë aty , këta po luanin futboll me nxenësit e tyre . E pra pikrisht për këtë ne kishim shkuar , kemi mësuar se këtu me nxenës të kësaj shkolle është ndertuar ekipi më i ri i futbollit në Shqiperi . Është pikrisht Ai që di vetëm të jete i pari në kësi çerdhe dallandyshesh , Presidenti i Juban Danja Ferdinand Jaku , ky njeri i apasionuar pas futbollit disa vite më parë krijoj ekipin e parë të futbollit femra “Juban Danja” dhe ku në fshat , ekip i cili tashmë rezulton jo pak i sukseshëm në futbollin e femrave në Shqiperi . Dhe serish i pari ështe Juban Danja me president Ferdinasd Jakun që na dhuruan këtë ekip futbolli të Egjyptianve dhe Romve . Nderkohë që Olsi Cufi , sekretari i Shoqates gjatë bisedes me ne , tregon se si ndihet kaq i lumtur nga bashkpunimi me Presidentin e Shoqatës futbollistike “Juban Danja”, teksa është mundësuar krijimi i këtij grupi djemësh që e duan futbollin nga lagjeja e tyre , dhe për më tepër federimi i skuadres U13 dhe fillimi i gares futbollistike në ligen amatore me synimin që mjaft shpejtë të ngjiten një kategori me lartë .  Kështu jemi larguar nga mjediset e shkollës , për të vazhduar realizimin e emisionit tonë Jete Tjeter , pas pak muinutash pikrisht ne mjediset ku ekipi stervitet rregullisht çdo pasdite . Ja këta djem të këtyre dy komuniteteve deri para pak ditesh endeshin rrugve të lagjes dhe qytetit , sot top e këmba , kjo lojë magjike , nuk i lenë më të “bredhin” rrugve këta djem të U13 , por ja për pak ditë edhe grupi i moshes më të vogel po kompletohet . Jemi futur kështu në mjediset e kësaj kalçete dhe natyrisht një surprizë e bukur për njërin prej këtyre djemve futbollist , pikrisht për Elgis Muharremi . Mesuesja e edukimit fizik , ia kujtoj para se të largoheshim nga shkolla gjatë intervistave , presidentit të “Juban Danja” z Ferdinand Jaku , se Elgisi , ky futbollist i cili ka realisht të dhëna mjaft të mira dhe premtuese , se ka ditëlindjen dhe … Ja , presidenti s,bashku me sekretarin e shoqates Ikane blere këteë torte per Elgisin. Dhe ja sa koincidence e bukur , të gjithë njëherazi Shumë urime për ty Elgis … Më tej me kameren tonë kemi ndjekur këto caste , të një séance stervitore , por edhe kemi realizuar këto intervista s’pari këtu jemi ndalur në bisede me kryetarin e shoqates z. Kudret Shtaza … Vërtete interesante , këta njerzë të mirë nuk kanë pretendime , por vetem dijnë të falenderojne z. Jaku për këte mundesi që ju dha , madje shumë bukur na tregoj dhe historine se si jane njohur më të , duke i kerkuar një ndihme të vogel për 3-4 topa , Po kurr tha nuk na shkonte mendja se Fredi , do na jepte edhe Fredin në sherbim të femijve tanë. Me tej edhe njëri nga trajnieret flet i emocionuar … Ndersa për vet Ferdinand Jakun , kjo është një mundesi dhe dhuratë e bukur që i bëhet pasionit të tij … Ne të emisionit Jetë Tjeter i kemi Shprehur z. Jaku gatishmerinë e treguar nga bashkë-athdhetarët tanë për ti dhurar shume shpejt këtij ekipi një kostum Sportiv me Logon Jete Tjeter , Gjithësesi Biseda ka vazhduar…. Dhe vërtete emisioni Jete Tjeter , di të dhurojne emocione , di të krijojne bashkpunime , ndaj edhje kësaj rradhe presim doren e ngrohtë të të gjithë atyre që ndihen mirë kur këta femije deri dje endacak të rrugve sot futbollist të ekipit më të ri në Shqiperi , neser pse jo të kemi talente futbolli edhe nga ky ekip i ri i Shkodres , ndaj këtu e kemi mbydhur ketë emission , duke shpresuasr dhe premtuar që të jemi shumë shpejt me surpriza të reja , për keta djem që e duan top e këmbën edhe në lagjen Liria.

Emisioni i Plotë : 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.