Ditet e trashgimisë kulturore, kanë sjellë në qender të vemendjes Xhubleten, këtë veshje të gruas malesore nder me të vjetrat veshje në Europë. Ka qenë drejtoria rajonale e Kultures ne Shkoder me drejtore znj.Majlinda Laçaj te cilet kane organizuar një vepritari kushtuar xhubletes. Keshtu në fjalen e saj pershendetese znj.Lindita Laçaj ka vlersuar se Xhubleta është dhe mbetet një nga pasaportat e vjetra të identitet tone. E ftuar në këtë event Aferdita Jonuzi, studiuese dhe profesore e etnokultures, eshte ndalur jo vetem tek lashtesia e Xhubletes, por edhe tek vlerat unike qe prezanton Xhubleta e Malesise se Madhe. Me tej gjatë ketij simpoziumi shkencor kane folur edhe mjafte studiues dhe njohes te xhubletes, të cilët kanë theksuar faktin se vertetë xhubleta eshte nje pasaport e identitetit tone kombetar. Kështu edhe Rita Shkurtaj, si njëra nder promotoret e kesaj veprimtarie në fjalen e saj eshte ndalur tek krenaria e të qënurit bijë e kësaj Xhublete. Këtë aktivitet e kane shoqeruar me kostumet e tyre, por edhe me valle grupi i vajzave te valleve te shoqerise kulturore “Jehona e Kelmendit” me drejtuese të palodhuren Dila Vacaj, çka realisht i dhane një ilustrim te bukur ketij eventi. Ajo qe do te donim te ceknim ne fund te kesaj kronike eshte fakti qe ende askush nuk e thote perse nje veprimtari e tille nuk eshte organizuar ne M.Madhe, aty ku ka vendlindjen dhe Xhubleta. Kesisoj drejtuesit e kultures ne bashkine M.Madhe do te duhej të bashkpunonin me drejtorine rajonale të trashgimisë kulturore qe ky event të realizohej ne M.madhe.