Per herë të dytë këshilltaret e Bashkisë M.Madhe, I thonë jo dhënies së dakordësisë per dhenie me qira në perdorim të siperfaqes pyjore, kullosore. Kjo e ndodhur në Luginen e Cemit në njesinë administrative Kelmend të Bashkisë M.madhe, per shtrimin e tubacioneve në funksion të ndertimit të Hec Murasi. Në realitet kjo kerkesë ishte hedhur poshtë me votë disa muaj më parë, ndaj rikthimi serish në këshill, per më teper kur është vlersuar fakti se punimet nga kompanit ndertuese kanë vijuar pa marr Ok e këshillit të Bashkisë. I pranishem në këtë mbledhje deputeti i PD në qarkun Shkoder Romeo Gurakuqi, ka kerkuar të marri fjalen në këte mbledhje per të bindur këshilltaret, se perse duhet votuar kunder këtij projekti. Në fund keshilltaret votuan, ashtu si heren e par, duke mos e miratuar këte kerkesë të Bashkisë.