Vetveten…?!

0
Teuta Osmani–Padiskutimin  më më të vogël,poetja Teuta Osmani është një zë i veçantë në lëmin e pozisë shqipe.Kjo poete e cila prej vitësh jeton në Amerikë,po tregon bindëshëm Vetveten.Ndaj ne besojmë se edhe lexuesi ndanë me ne mëndimin ,dhe dëshiren t’i themi;Teutes suksese poete!-May be an image of 1 person, tree and outdoors
       E shoh që po kërkon me ngulm fjalën e lirë
Për të shtegtuar si krahë zogu në hapësirë
Si pendët që u bien nga fluturimi i gjatë
Për të përhapurl lajmet në shkresa gram!
E di që kërkon fjalën të sapo dalë nga fryma
Dhe zërin e ngritur me ton të radios së valëve
Kërkon me çdo kusht të thuhen të vërtetat
Tek njerëzit që beson që shkruajnë dhe Artin!
E shoh dhe kuptoj të drejtën e fjalës, lirinë e saj
Sikur të qe e mbërthyer në burgjet e jetës
Si në kafazë i mbyllur dhe shpërndarja e saj
Si zogjtë që vriten gjatë shtegëtimit nga përplasjet
Nga erërat që fryjnë si me tërbim nga inati,
e urrejtjes që kanë!
E di që e kërkon të zbërthesh zinxhirët
Që prangosën një jetë të tërë lirinë e fjalës
Të ndjesh vërtetë se çdo të thotë lirizëm
E këtë sot në podiume po e shtron ngeshëm!
E ke të drejtë pa e thua këtë gjë me zë triumfi
E kur nën çdo hap ka me siguri ndonjë plagë
    Ka kallot e gishtërinjve që s’i shërron as guri  May be an image of 1 person and outdoors
Ka shumë të tjerë të mbyllur që hiqen si fam!
E di, do ta gjesh në çdo kënd nëse këmbëngul
Tek ato zonjat e rënda që ndoshta të duken yll
Që ndoshta kanë një mijë të zeza nën lëkurë
Pa dyshim se mund të kenë e ndonjë kopil!
E them me bindje se nuk janë vetvetja
Edhe Ato, Ata që me mua e kanë zënë
Sa hodhe gurin e fjalës për mua nga magjia
He he magjinë do përdorësh sërrish e me ‘ta!
Uji turbullohet kur e ngacmon
E kullohet kur e lë të qetë
Gurët nën ujë bëhen kristal
E me myshk kur nuk ka shi të bjerë!
Amerikë. 01.08.2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.