Sapo shkollat kanë mbyllur dyert dhe nxënësit kanë nisur pushimet, për ne ka nisur puna si #Bashki e Shkodrës për të kryer në kohë përgatitjet për vitin e ri shkollor 2022-2023.

Stafi i Drejtorisë së Arsimit në Bashki po bën mirëmbajtjen e të gjitha objekteve arsimore të sistemit parauniversitar. Ndërhyrjet po realizohen në mjediset e jashtme dhe të brendshme të shkollave sipas një plani të detajuar pune dhe bazuar në kërkesat që kanë bërë vetë drejtuesit e këtyre institucioneve arsimore.

Këtë shtator shkollat
e Bashkisë Shkodër do të ofrojnë më shumë siguri dhe kushte më të mira për nxënësit tanë.