Përg Gëzim Vuçaj
Për hirë të së vertetës në kujtesen tonë , nga ato vite të largëta të para ’90 –es përsonazhi ynë Vera Ivanaj ka mbetur në kujtesë ajo ekonomistja e Pjetroshanit , vajza simpatike dhe e shkathtë, dhe vetëm kaq !Pastaj tanimë prej kaq vitësh ndihemi krenarë teksa kemi mësuar për rrugëtimin e jetës së saj kaq të sukses’shëm.Dhe natyrisht krenaria është për familjen e saj nga Rapsha e Hotit, por edhe për çdo malësor e shqiptarë , teksa mësojmë se kjo bijë malësie ka ecur kaq lartë , mirë dhe bukur në jetë, dhe ku në kryeqëndrën botërore të kulturës së globit në Franë. Ndaj ju lexues të revistës « Fjala » lexojeni me kujdes dhe vëmëndje këtë shkrim për këtë personazh të radh, me siguri edhe ju të gjithë do ndijeni krenari për Suksesin e Vera Dokaj Ivanaj. Nderkaq ju bëjmë me dije se Tv Kopliku dherevista « Fjala » me qellimin e mirë për të « sjellë » nga Franca veprat e kësaj bijë malësie , po ideojmë dhe skicojme një dokumëntarë për ekonomistën Agrare që u bë kaq famoze .
JA, NJIHUNI ME EKONOMISTEN VERA DOKAJ IVANAJ QË U BË ARTISTE!
Vera Dokaj (emri i marteses Ivanaj) ka lindur ne fshatin Rapesh te Malsise se Madhe me 8 qershor te vitint 1967. Ajo e ka kryer shkollen tetëvjeçare po ashtu edhe te mesmen ne Bajzë me rezultate te shkelqyera. Ne fund te shkolles se mesme, ajo (un thot Vera) nderua me « Medalje te Arte » nga Ministria e Arsimit dhe Kultures. Pas shkolles se mesme Veres iu dha mundesia te vashdoje studimet e larta ne Institutin Bujqesor te Kamzes, ne degen e Ekonomise Agrare. Edhe gjate ketyre sdudimeve Vera u dallua si studente e shkelqyer duke mbaruar studimet me nje mesatare te pergjitheshme 10 mbi 10, nje performance qe meritonte gjithashtu « Medalje Ari ». Mbas studimeve te larta, ne vitin 1989, ajo u emerua si ekonomiste ne sektorin « Ivanaj » te « Koopératives Bujqesore Bajze ». Aty ajo punoi per rreth dy vite (1989-1991). Me 5 maj te vitin 1991, Veres ju dha mundesi te ndjekte bashshortin e saj, Silvester Ivanaj, ne France, ne qytetin Nancy. Sapo arriti ne France Vera u integrua ne pune si sekretare adminstrimi ne Institutin Kombetar Politeknik te Nansise (Institut National Polytechnique de Lorraine). Paralelisht me punen ajo u rregjistrua ne Fakultetin e Letersise per te perfeksionuar gjuhen franceze gjate nje viti. Mbasi mori diplomen e gjuhes, ne shtator te vitit 1993, Vera Dokaj-Ivanaj filloj studimet ne Master per manaxhimin e nderrmarrjeve ne Institutin e Manaxhimit te Nderrmarrejve ne Nancy (Institut d’Administrations des Entreprises de Nancy, Université Nancy 2). Pasi mori diplomen e masterin, Veres iu dha mundesia te pregatise doktoraturen nen drejtimin e profesorit Pierre Bardelli, ne Universitetin Nancy 2 (Unversité Nancy 2) dhe te filloj punen si pedagoge e perkoheshme ne po kete universitet, ne Shkollen e Larte te Businessit (Institut Commercial de Nancy). Vera mori titullin « Doktor i Shkencave Phylosophique » ne fushen Manaxhimit ne dhjetor te vitit 2001. Ne vitin 2002 ajo fitoi konkursin kombetar te kualifikimit ne postin e Professorit te Asociuar dhe u emerua nga Ministria e Arsimit te Larte si Profesore e perhershme ne Universitetin Shteteror Paul Verlaine, Metz (Université Paul Verlaine, Metz). Aty Vera punoi per tre vite (2002-2005) dhe dha mesim ne nivelin master, ne lendet « Strategjia e ndermarrjeve » dhe « Manaxhimi i Burimeve Njerezore ». Gjate ketyre tre viteve Vera ishte dhe drejtoresha pedagogjike e Masterit « Manaxhimi i Ndermarrjeve » (Master Adminstration des Entreprises). Ne Vitin 2005 ajo u transferua ne Institutin Nacional Politeknik ne Lorraine (Institut National Polytechnique de Lorraine) si profesore ne Shkollen Kombetare te Inxhinierise per Industrine Kimike ne Nancy (Ecole Nationale Supérieure des Industries Chimiques de Nancy). Qe nga ky vit dhe deri sot ajo vashdon punen si prefesore ne kte institucion, duke pasur dhe pergjegjesine e drejtimit te departatmentit te Shkencave Ekonomike, Shoqerore dhe Humane. Ne vitin 2019 Vera mori titullin e larte « Habilitim per Drejtim Shkencor » ne fushen e Manaxhimitn, nga Universiteti « Jean Monet », Saint Etienne.Gjate gjithe karrieres te saj akademike Vera Dokaj-Ivanaj ka pasur nje aktivitet shkencor te nivelit nderkombetar. Vera ka qene professore e ftuar per vite me radhe ne universitete prestigjoze jashte Frances sidomos ne « Georgia Institute of Technology » (Atlanta, USA), “Concordia University”, (Montreal, Canada), “Roger Williams University” (Bristol, USA). Ajo ka bashpunuar ne menyre te ngushte me professore me ze te fushes ekonomike dhe te manaxhimit sidomos me profesorin John Mc Intyre dhe me profesorin Paul Shrivastava. Punimet e saj shkencore te shumta jane publikuar si artikuj ne revista shkencore te nivelit te lart boteror : « International Journal of Technology Management », « Group & Organization Management », « Multinational Business Review », etj. Shkrimet e Vera Dokaj-Ivanaj jane po ashtu botuar si kapituj librash dhe si libra te plote nga shtepi botimi te njohura si pershembull, «Edward Elgar Publishing.», « Palgrave Macmillan », « L’Editions Harmattan », etj. Ne punen e saj shkencore Vera trajton tematiken e strategjise dhe te politikes te ndermarrjeve te medhaja shumekombeshe sidomos per sa i perket « Zhvillimit te Qendrueshem » dhe te « Ndryshimit Klimatik ». Ne kte drejtim ajo ka krijuar dhe eshte bashke-presidente dhe bashke-organizatore e Konference Akademike Nderkombetare “MESD” (Multinational Enterprises and Sustainable Development) qe nga viti 2006. Perveç profilit Akademike, Vera IVANAJ ka zhvilluar me sukses dhe nje aktivitet profesional te dyte, si artiste e arteve te bukur, qe prej vitit 2010. Vera praktikon artin e vizatimit dhe te piktures, ne « Shtepine e Artistave » (Maison des Artistes) ne France. Qe nga ky vit ajo ka hapur rregullisht ekspozita personale ne France dhe jashte shtetit. Veprat e saj artistike, qe tashme kane hyre ne koleksione private dhe publike ne France dhe gjetiu, trajtojne temen e dinamikes se koncepteve filozofike te kunderta mbi jeten dhe kuptimin qe i japim asaj, si pershembull : ndertimi dhe shkaterrimi, e bardha dhe e zeza, universalja dhe unikja, e forta dhe e dobeta, arsyeja dhe emocioni, lufta dhe paqja, etj. Ne qershor 2016, ajo fitoi çmimin e piktures me origjinale ne sallonin nderkombetar te piktures ne Lorraine, ku konkuruan rreth 250 artiste francez dhe te huaj. Perveç praktikes estetike te piktures, Vera Ivanaj shkruan rregullisht artikuj dhe jep konferenca kombetare e nderkombetare mbi rolin e artit dhe te artistit ne transformimin e shoqerise se sotme po ashtu edhe mbi lidhjen qe ka ne mes artit dhe shkences. Nga ana instrumentale, gershetimi i punes artistike dhe shkencore, i ka lejuar Veres te konceptoje dhe te veje ne zbatim metoda pune estetike per te ndihmuar zhvillimin dhe manaxhimin e ndermarrjeve private dhe publike.
-Vera Ivanaj – piktorja e kontrasteve që ndërthur mes vete shkencën, natyrën,
shoqërinë dhe individin përmes artit
Ndërthurja e kohës dhe hapsirës – trasformimi i individit dhe shoqërisë
Në pikturat e artistes Vera Ivanaj shohim seri pikturash, të cilat paraqesin konstruktime
tektonike, si në shembujt nga seria e pikturave “Konstruksioni dhe Dekonstruksioni” e vitit 2016 qëkanë për bazë figura gjeometrike.Këto janë kryesisht të dominuara nga figuracionet abstrakte, por ed
he nga figuracionet reale. Këtu paraqiten hapsira të ndërthurura njëra me tjetrën ashtuqë njëherëlënë të duket brendia e hapsirës duke përfshier këtu korridore të gjata, platoja dyngjyrëshe me motivtë tabelës së shahut, mure të larta, apo hekurudha të tramvajit. Por, njëherit në këto paraqitjendërthuren edhe pamjet nga jashtë si fasadat, apo pyrgjet, antenat e kupolat. Janë këto qytete, vende,apo objekte specifike, të cilat ndërlidhen me jetën, punën e shoqërinë bashkëkohore duke endërthurur edhe atë që u soll dhe mbet nga e kaluara në këtë botë.Nga ana tjetër në këtë seri paraqiten edhe gjallesa, apo kreatura të cilat gjithashtu rrjedhinprej figurave gjeometrike dhe janë të plotësuara me vija grafike, të cilat iu japin formë të parregullt.Në këtë seri mund të dallojmë figura që iu gjasojnë kokave të njerëzve, apo që duket të jenë engjuj,por edhe figura të tilla që duket se paraqesin shembuj nga bota shtazore.Si në figuracion ashtu edhe në arkitekturë e kemi përshtypjen se porsa e dalluam një gjësendreal, ai na abstrahohet dhe bëhet pjesë e një realiteti tjetër. Kjo edhe është tendenca e artistes, e cilaluan me kohëra dhe me hapsira në nivele të ndryshme duke i vizualizuar njerëzit dhe gjallesat ashtu
sikur ata po lindin në një kohë dhe po zhduken për të lindur përsëri në një kohë tjetër në formë tëgjallesave me frymë dhe dukje të re. Artistja i konstrukton dhe i dekonstrukton botërat, në të cilatzhvillohet jeta e tyre dhe pastaj transformohet në një hapsirë tjetër. Ky shëndrrim apo transformimduket paksa komplex dhe i ҫuditshëm. Nga ana tjetër, duke qenë i kombinuar me këto kreatura, qëjo rrallë kanë një karakter lozojar, gjatë vështrimit të tyre na krijon ndjenja satirike. Por edhepozicionimi i kreaturave në hapsire, i cili realizohet në një mënyrë jokonvencionale ashtuqë atorrijnë varur në hapsirë, apo duke fluturuar, ose rrijnë pezulluar iu jep veprave një karakterhumoresk. Ndjenja expresioniste dhe pozitive na zgjojnë ngjyrat e ngrohta që piktorja Ivanaj përdornë këtë seri si p.sh. ngjyra e kuqe, e verdhë, e portokalltë apo e pembe. Ato vendosen të pastra mbipëlhurë, duke krijuar kontraste pranë njëra-tjetrës dhe në këtë mënyrë ia marrin tredimensionalitetinhapsirave, të cilat shpesh bëjnë një lojë të dukshme duke krijuar perspektivë përmes vijave paralelenë konvergjence dhe me këtë e definojnë thellësinë në paraqitje.Në këtë seri shohim edhe figura të tjera, të cilat paraqiten me fytyra me shprehje të fytyrësmë serioze, pa grimasa dhe pa buzëqeshje, tëpozicionuara mbi elemente që iu gjasojnë mjetevepunuese dhe na krijojnë përshtypjen se po kryejnë punë të rëndësishme. Njëkohësisht shohim edhefigura, të cilat duke qenë të radhitura njëra-pas-tjetrës duket se po kryejnë punë rutionore, e cila nukiu bën edhe aq kënaqësi. Eshtë kjo një seri veprash që paraqet jetën e shoqërisë qoftë në një punëlaboratorike të ndonjë fabrikeje, në rruge, në lokale, duke pushuar, apo jetën e qytetarëve në një shoqëri në përgjithësi. Pasiqë shohim të paraqitura edhe figura duke fluturuar apo të pezulluara lartnëpër hapsira kemi përshtypjen se edhe migrimi, apo transformimi i shpirtrave të tyre po ndërthuretnëpër këto piktura. Kjo përceptohet sidomos në pikturën “Qyteti i Engjujve”, ku edhe vet prania eengjujve na shpie në kuptimin e një boteje spirituale.Figurat e paraqitura në serinë “Konstruksioni dhe Dekonstrukcioni” kanë fytyra me ngjyra tëndryshme gjë që flet për një diversitet të racave. Në këtë seri pikturash involvohen edhe kafshëtnëpër brendi të objekteve të qytetit dhe kjo të lë përshtypjen se kemi të bëjmë me një shoqëri që idon dhe i kultivon ato, madje i sheh ato si të barabartame gjallesat e tjera.Gjendja shpirtërore dhe ambientimi. Në të kundërtën e serive tektonike, të cilat janë të ndërtuara kryesisht nga figura gjeometrikedhe lënë përshtypjen e llogaritjeve të përpikta, piktorja Ivanaj na paraqitet edhe me seri, në të cilatpërmes vijave të krijuara me dorë të lirë lihet përshtypja se ato rrjedhin nga mbrendësia enënvetëdijes. Edhepse duken si të rastësishme këto vija dhe ngjyra megjithatë krijojnë ndonjëherëforma dhe paraqitje reale, të cilat ajo edhe i emëron me emra real, ashtu siq bënin piktorët abstrakttë Ecole de Paris pas vitit 1945. Si shembull, në serinë e saj “Bardh dhe Zi” nga viti 2012 shohimvija të zeza të paraqitura mbi një sipërfaqe të bardhë, të cilat na lënë të dallojmë elemente reale si synjeriu apo lloje bimësh, por emrat e tyre që ua vë artistja janë përshkrim i ndonje procesi apogjendjeje shoqërore. Kështu, vepra e kesaj serie “Ai u shfaq shpejt nga fluska e tij” na lë tëpërcjellim me ndihmën e imagjinatës një gjendje likvide si dhe forma rrethore që do të mund të
ishin fluska, por nuk paraqet një tregim realist si në titull. Do të thotë që përkrah titujve real kemi nëtë vërtetë një paraqitje të abstrahuar. Piktorja Ivanaj e shpreh pothuajse nga të gjitha anët dashurinëe saj për gjërat që qëndrojnë në kontrast, qoftë nga ana e vizualitetit, kuptimit, emocioneve apo edhetematikës dhe vënies së ngjyrës kontrastuese mbi pëlhurë. E tashmja, e kaluara, por edhe e ardhmjagjinden paralel pranë njëra-tjetrës në shumicën e veprave të saj. E mira, e keqja, lumturia dhehidhërimi bëjnë pjesë në shumicën e këtyre serive.Sa i përket mënyrës së vizatimit, në serinë “Bardh dhe Zi” kemi të bëjmë në përgjithësi mevija të zeza në trashësi të ndryshme që iu gjasojnë atyre të kalligrafisë. Ato paraqiten në grumbujkryesischt në forma të lakuara dhe kombinohen edhe me forma të rrjetës, apo të syrit. Gjithashtu naduket që po shohim rrënjë apo një botë vegjetative të shpërndarë në sipërfaqe të pëlhurës, por edhenjë formacion të mbyllur e të ndërthurur në vete si një biotop që na len ta përceptojmë një llojkonflikti i cili zgjidhet brenda vetes. Si rezultat kemi forma që lindin nga lëvizjet harmonike e të koordinuara të dorës, të cilat duke u dendur njëra mbi tjetrën ndërlidhen, thurren e ҫthuren mes vete.Vera Ivanaj, në krijimtarine e saj paraqet edhe portrete. Këto treten në prapavijat e tyre njëapo shumëngjyrëshe dhe me këtë rast integrohen në to. Disa pjesë mbeten në sipërfaqe si më tëtheksuara përmes ngjyrave dhe vijave dhe krijojnë përshtypjen që jemi duke e vështruar brendinë ekokës apo edhe të trupit. Si shembull, në serinë “Trupi dhe Mendja” nga viti 2014, Ivanaj nuktenton të paraqes njeriun në dukjen e tij të jashtme, asaj shumë më shumë i interesojnë proceset qëzhvillohen në brendinë e kokës së tij, por edhe ndërthurja e tyre me të shprehurit e ndjenjave ngajasht. Kështu ajo përderisa portreton një figurë “të hutuar” zhvendos vijat e paraqitjes së syve apogojës ashtuqë fytyra ta marr këtë karakter edhe nga dukja e jashtme. Por edhe kur e paraqet figurën e një njeriu të koncentruar ndodh e njëjta: ajo i forcon format në kornizë të fytyrës duke krijuarforma më të rregullta dhe me këtë na e le përshtypjen e “të koncentruarit”. Për të paraqiturfunksionin e asaj që po ndodh në brendi të këtyre njerëzve ajo përdor paraqitje të mekanizmave medhëmbëzore, me figura gjeometrike, me spirale dhe forma të tjera që krijojnë përshtypjen e lëvizjes,ecurisë së proceseve brenda këtyre kokave. Proceset mendore, por edhe proceset natyrale të jetesësparaqiten bashkarisht duke i dhënë pamje të jashtme figurave.Edhe në një seri tjetër (“I Fortë dhe i Lëndueshëm”) nga viti 2015 ndodh dicka e ngjashmeme figurat, por këtu ato debatojnë edhe me ambientin e tyre. Kështu ngjyra e prapavisë bëhet pjesëintegruese në trupin e tyre, gjë që tregon se duhet përshtatur me rrethin për të mbijetuar. Por,ndonjëherë kjo nuk është e mundshme, njeriu apo gjallesa nuk mund të iu pershtatet kushteve në tëcilat jeton, edhe përkrah të faktit që rreziqet që i kanosen janë plakative dhe të dukshme përcdokend. Madje njeriu apo gjallesa në përgjithësi ndonjëherë nuk mund të mbijetojë edhe përkrah tëfaktit që përpiqet të shëndrrohet në dicka tjetër që në realitet nuk është. Kjo bëhet e dukshme në veprën “Njeriu Likvid” nga kjo seri.Vizualizime faktikeIvanaj përpos paraqitjeve shoqërore, ambientimit të gjallesave, strukturave biologjike, apoaspekteve psiqike dhe proceseve fiziologjike të njeriut vizualizon edhe gjendje elementare fizike.Në serinë e saj “Thjesht dhe Kompleks” të vitit 2013 Ivanaj paraqet përmes vijave shumëngjyrëshenyje apo gërshetime, të cilat kryesisht fillojnë dhe mbarojnë brenda kornizave të sipërfaqespikturuese. Një lojë shumështresore që vë në pah kompleksitetin e krijuar përmes vijave dhengjyrave të shpërndara në të gjitha anët dhe drejtimet, na paraqitet si një studim i asaj që ne e zhvillojmë duke na shpier prej më të thjeshtës në atë më kompleksen. Krijimi i nyjeve dhe igërshetimeve rezultojnë prej kësaj. Kompleksiteti – rrjeti i vijave – dhe e thjeshta – vija njëngjyrëshe – qëndrojnë të paraqitura së bashku në të njëjtën sipërfaqe. Përsëri këtu një kontrast indërthurur me shumë mjeshtri nga piktorja Ivanaj – gjë që e karakterizon gjithë krijimtarinë e saj.Vijat e paraqitura në ngjyra të ndryshme kontrastuese fillojnë kryesisht me një pikë më të trashur sinjë qendër fillestare dhe vazhdojnë në anën tjetër të sipërfaqes duke përfunduar përsëri me një pikëtë tillë. Gjatë rrugëtimit të tyre ato trashen apo hollohen, tkurren apo bymehen, marrin kthesa,shtresohen me vijat tjera për t’ia dalur të zgjidhen përsëri dhe ta kryejnë shtegëtimin e tyre në anëntjetër. Këto piktura, duke qenë të krijuara vetëm nga vijat, t’i kujtojnë pikturat e piktorit Amerikan të
stilit ekspresionist, Jackson Pollock, të cilat i krijoi me metodën e “dripping” (përmes rrjedhjes sëngjyrës në pëlhurë). Mirëpo në veprat e Ivanajt kemi të bëjmë me vija shumëngjyrëshe dhe më tëbuta në thyerje, më elegante, që duket se me lehtësi po e përshkojnë rrugën e tyre për t’ia dal mbanë.Ato duket se me lehtësi dhe me shumë shkathtësi po e krijojnë një kaos, i cili megjithatë është imbikqyrshëm. Vijat shumëngjyrëshe shquhen edhe për nga transparenca e tyre, ku vështruesi mund
ta përceptojë se mbi cilat vija po kalojnë dhe me cilat po prehen. Edhe transparenca është një faktorqë e ndihmon lexueshmërinë dhe përceptueshmërinë e rrugës që ato përshkojnë.
Në përgjithësi mund të themi se veprat e Vera Ivanajt qoftë ato me shumë ngjyra, apo ato
bardh e zi, qoftë ato me forma gjeometrike, apo ato me forma të lira, qoftë ato me figura abstrakte,apo ato me figuracion që bazon në realizëm, ndërthurin shkencën, natyrën dhe jetën, historinë, tëtashmen dhe të ardhmen, gjendjet shpirtërore e psikologjike të individit, ambientimin e individëvedhe të gjallesave në shoqëri, por edhe bëjnë vizualizime të gjendjeve faktike në mënyrë estetike,duke ngritur kështu pyetje hipotetike dhe njëherësh duke dhënë zgjidhje për to. Është kjo një piktore
që përmes ngjyrave, formave dhe vijave, me shkathtësi maksimale bën bashkë shumë shtresa dhenivele të të menduarit dhe të asaj që e përjetojmë, e ndjejmë, e dijmë, e ҫmojmë dhe duam taruajmë, kultivojmë, ta kuptojmë dhe mëtutje ta zhvillojmë.
Dr. phil. Penesta Dika.