Një tjetër qendër multifunksionale do t’i shtohet qytetit të Shkodrës. “Xixëllonjat” në lagjen Kiras do të jetë një realitet i ri që i shërben të gjitha moshave, nga më të vegjlit tek të moshuarit, duke krijuar lehtësi në marrjen e shërbimeve, por edhe si destinacion edukimi e argëtimi.

Objektet që deri dje ishin jashtë shërbimit, apo të dëmtuara nga koha, i kemi kthyer në funksion të shërbimit ndaj komunitetit, por me një qasje krejt tjetër, ku brenda një hapësire janë të inkuadruara disa shërbime. Kështu lehtësojmë aksesin për qytetarët por edhe rrisim mundesitë veçanërisht për fëmijët dhe rininë që këto zona të kenë hapësira gjithpërfshirëse.

Në këtë aktivitet lançuam projektin “Nxitja e përfshirjes sociale dhe zhvillimit të komunitetit”, ku Bashkia Shkodër është përzgjedhur fituese në kuadër të thirrjes @EU4Municipalities.

Blloku i fundit i financimit, i cili bën të mundur vënien në funksion me të gjitha elementet e saj qendrën tonë, me fokus kopshtin dhe çerdhen e parë në zonë me drekë!
Falenderoj miqtë që na kanë mbështetur idetë dhe bashkefinancuan projektin, @EU4Municipalities (”BE për bashkitë”).
