Mali i ZI/ Lidhja Demokratike Shqiptare i parashtroi ankesë Gjykatës Kushtetuese

0
103
Sot Lidhja Demokratike Shqiptare i parashtroi ankesë Gjykatës Kushtetuese, në Vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili refuzoi ankesa, e me këtë edhe listën e kësaj partie, për të pjesë në zgjedhjet lokale në Plavë, të cilat do të duhej të mbahen më 23 tetor 2022.
Komisioni shtetëror zgjedhorë refuzoi ankesën e LDSH-së, lidhur me Përfundimin e Komisionit zgjedhor komunal të Plavës, i cili, në kundërshtim me ligjin, ditë më parë refuzoi listën e LDSH-së.Partitë shqiptare bëhen bashk, garojnë së bashku në një listë në zgjedhje, në  Mal të Zi | Kohanews
Përndryshe, LDSH është paraqitur në zgjedhje si listë e pakicës, për të cilën, me Ligj është e paraparë përkrahja me nënshkrimin e 150 qytetarëve, ndërkohë që për listat e tjera nevojiten 72 nënshkrime. LDSH, me rastin e dorëzimit të listës ka deponuar numrin e nënshkrimeve siç është i paraparë për parti të tjera, madje 77, kurse KZ i Plavës solli Përfundim për eliminimin e mangësive të listës zgjedhore, me të cilën kërkohen edhe 73 nënshkrime shtesë. LDSH në kohë ka dorëzuar edhe 85 nënshkrime, por megjithatë KZ i Plavës ka hedhur poshtë listën tonë.Plava & Gucia: Një Rrugëtim mes Historisë - Elite Travel Agency
Konsiderojmë se ky është një vendim politik, për të penguar listën e vetme zgjedhore të shqiptarëve për të marrë pjesë në zgjedhje në Plavë, dhe me atë të pengojë prezantimin autentik të shqiptarëve në këtë komunë.
Këtë akt e përjetojmë si dëshmi të disponimit anti-shqiptare të KZ të Plavës, dhe besojmë se këtë do ta vërtetojë edhe Gjykata Kushtetuese.Historike, partitë shqiptare në Mal të Zi bashkohen për Tuzin - Gazeta Si
Mos-reagimin eventual i Gjykatës Kushtetuese në ankesën tonë, zgjedhjet në Plavë do të ishin antikushtetuese dhe do të ishin të pavlefshme, prandaj, me këtë rast informojmë qytetarët e Malit të Zi, përfaqësitë e huaja, si dhe opinionin politik të Plavës, se qëllimi i tyre u pengua, dhe se me refuzimin e listës sonë nuk kanë punuar vetëm në dëmin tonë, por edhe në dëmin e vet, dhe, çka është më e keqja, në dëmin e qytetarëve.
Si parti që merremi me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, dhe e cila e ka vërtetuar se vlerëson bashkëjetesën dhe bashkëpunimin, nuk do të pajtohemi me këto lloj veprimesh diskriminuese të disa politikanëve të pangopur, të cilët punojnë në dëmin e qytetit të vet dhe të gjithë Malit të Zi.
Zyra për marrëdhënie me publikun

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.