U luajtën ditën e djeshme 5 sfidat e vlefshme për “Play-out”-in e Kategorisë së Parë në Grupin A dhe B, ku nuk munguan rezultatet surprizë, teksa u shënuan 13 gola. Dy ekipet legjendare shqiptare, Dinamo dhe Elbasani, morën 3 pikë të arta në përballjet e sotme. Kryeqytetasit mposhtën Burrelin me rezultatin 2-0, ndërkohë që verdhezinjtë, triumfuan në transfertë ndaj Ilirisë me rezultatin 2-4. Për sa i përket sfidave të tjera, Turbina mposhti Orikun me rezultatin 1-0, ndërkohë që Egnatia dhe Devolli barazuan në transfertë respektivisht ndaj Veleçikut dhe Shënkollit.Nderkohë që takimi veleçiku Eg natia , ka patur një rrezultat interesa nt persa I takon shenimit të golave. Te dy golat ne distancë kohore 2o minuta nga njëri tjetri I kane shenuar futbollistët vendas,Bega dhe Bala. Me këtë rrezultat as Koplikasit e as mysafirët nuk I kane rregulluar asgje vetës së tyre , por më shumë I kanë sherbyer Dinamos.