Shënim i “vogel” i redaksisë. Realisht kur një familje ka dasëm , vertëtë ka të pa “kënaqur”, por kur një familje e madhe , siç është Bashkia M.Madhe, pa filluar dasma ka të pa”kënaqur”, kjo tregon se të zotët e shtepisë janë selektiv në ftesa.Vertetë një artistë humori si Vebi Kurtaj , do të ishte “luks” po ta kishte edhe Teatri estrades “Migjeni”. Ndersa M.Madhe , veçnarisht këto mkohët e fundit për arsye tashmë të ditura, artistët kalibri këtu kanë mbetur me pikatore.Ndaj duhet sjell në kujtesë se ; Nuk mbahet shtepia me “mjell hua”. Ndaj satira e humoristit Vebi Kurtaj , të cilën po e botojmë më poshtë, me siguri do na bëjnë të “zbulojmë” edhe “Non Gratat” e tjera të Logut të Bjeshkve .
Kurrë “uzdajē” ketu nuk pata,
Me plot bindje, pa medyshje,
Jo që më shpallen ”non grata”,
Por veç per mendimin ndryshe,,,
Vetem që i kam thumbuar,
Me sarkazmen e buzeqeshjes,
Qenkam i “pa deshiruar”,

Eh, ç’rame pre e injorances,
Në vena po na vlon gjaku,
Si ne kohe te propogandes,
Na sundon anadollaku,,,
Ka pasë thanë një plak te na,
Burrë i mençur i Malësisë,
Po s’u bane palë me ta,
Ke shkelë vijen e Partisë…