Sot u takova me ty
Por ti nuk më fole
Afër i kisha ata
Që i dua shumë
Sa e bukur paske qenë
Ti që ma fale atë
Që ma kujtoi rininë time
Lumturinë e atyre shikimeve
Të fshehta
Ëndrrave pa fund
Shumë gjëra ti thashë në heshtje
E nuk e di a më dëgjove
Do të doja të kam pranë
Të përqafoj shumë
E di që je
Në një vend të bukur
Derisa e solle atë
Që më bënë të lumtur mua
Ta them ty engjull i heshtur
Lotët më shkojnë
E di që jam vonuar
Me, 05.08.2022, Prishtinë
PAS IKJES TËNDE
E shikoj atë qiri
I cili dikur më dhimbsej
Pse digjet, e tretet
E sonte derisa flaka e tij
E shkrinë, e tretë ngadalë
Unë ndjehem si ai
Por kësaj here
Me dhembjen që ndjej
Pas ikjes tënde
Ai nuk më dhimbset
Unë i’a kam zilinë atij
SK, 29.07.2022, Prishtinë
“”””””””””””””””””””””””””
I VEÇANTË PËR MUA
Kaq shumë e doja
Takimin me ty
Të përqafova disa herë
Të rrahurat e zemrës
Ti ndjeva
Kaq i mirë je
I pastër si loti
Të putha disa herë
I shikova ata sy
Të thellë si nata e qetë
Kur Hëna bën dritë
E unë i adhuroj ata sy
Të adhuroj ty
Që ke afêr
Atë që zemra ime
E do pa kufi
SK 15.07.2022, Prishtinë
“””””””””””””””””””””””””””
SA LARG JEMI 

Sa larg jemi
E sa afër të kam
Dorën tënde e ndjej
Në krahun tim
Frymëmarrjen afër
Veshit tim
Derisa buzët tua
Më puthin ngadalë
E zemra thua se
Do të ndalë
I lutem Zotit kjo
Të zgjasë gjatë
Qoftë edhe në ëndërr
Nuk dua ta mendoj
Sa larg jemi unë e ti
Pasi një e di
Unë të kam
Në zemër ty
SK, 22.07.2022, Krilevë, Kamenicë