Ne kuader te takimeve per pregatitjen e planit njevjeçar te punes se Aleances se Zgjeruar te Grave Keshilltare,sot ishte takimi i radhes me perfaqesueset e Aleances ne Bashkine Vau Dejes.
Pjese e ketij plani do jene nismat e perbashketa te Aleances ne bashkepunim me shoqerine civile per permiresimin e jetes se grave te komunitetit.
Ne kete takim moren pjese perveç grave keshilltare te Keshillit Bashkiak Vau Dejes e perfaqesueseve te shoqerise civile,edhe Nenkryetaria e Aleances Kombetare dhe perfaqesuese per Qarkun e Shkodres e Lezhes Vildana Kazazi Gushta si dhe Presidentja e Qendres sociale “Hapat e lehte” Denada Shpuza.