Vargje të strukura në mëndje

0
51
  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.     Vargjet ma të bukura,
i kam strukë në mendje,
bashkë me çastet ma të lumtuna.
Disa i kam harru
në çoshkun e përgjumjes,
me i përtri përsëri.
Sot,
deshta me i zgju,
e bashkë me to,
me iu gëzu,
ylberit të mbasdites.
Por, u dashka tjetër kohë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.