Në natën e parë të VargFestival në Shkodër, në oborrin e Muzeut Historik, banesa Oso Kuka, poetja shkodrane Ledia Dushi dhe poeti nga Serbia Patar Metoviç sollën një mbrëmje të këndshme me lexime dhe reflektime mbi poezinë dhe rëndësinë e fjalës për kohën kur jetojmë.

Sonte, nata e dytë i kushtohet krijimtarisë poetike të Zef Zorbës, Mimoza Ahmetit, Lekë Tasit, të komentuara nga shkrimtarët Namik Dokle dhe Brunilda Zllami.
….Ora 19.00.

Hyrja e lirë
I organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dheLeximit, me mbështetjen e Ministria e Kulturës dhe të Bashkise Shkodër, festivali synon të bëjë bashkë komunitetet letrare të qytetit, me synim vendosjen e një komunikimi më të gjërë për krijimtarinë poetike.Një pyetje lin për organizatoret : Ku janë komuniteti letrar Shkodran, thuajse të gjithë mysafir?
