SYTKI  NDRECAJ “GUXON” TË PRANOJNË SE DUHET PËRMISIM, DHE INVESTIM NË HAPËSIRËN LIQENORE

0

Ja çfar shkruan  ; Sytki Ndrecaj  z/vëndëskryetar i Bashkisë M.Madhe.Se kujt i “ankohet” numëri 2 i Bashkisë, se kush janë të gjithë që duhet të rrisin vëmëndjen  eja kuptoje?!Gjithësesi një zë brënda pushtetit  ndonse disi terthorazi ,por apelon, për harresën e  “qellimshme”  të investimeve në bregun e Liqënit   , në tgeërsi   në   vijen liqenore M.Madhe, dhe në veçanti ne lagjen Culaj të qytetit të Koplikut, kjo  duhet konsideruar pozitive…..Mund të jetë një imazh i 4 persona

Ne e kemi #Liqenin_e_Shkodrës kaq afër e me gjithë këtë ekosistem të paparë ku fauna e flora e saj janë ndër elementët më të mrekullueshëm e ne nuk po i japim rëndësinë e duhur (për të mos thënë që edhe pse kemi struktura të posaçme nga institucionet qëndrore, rajonale e lokale po e rrezikojmë përditë nga mosmbrojtja e shkatërrimi i saj). E në të kundërt mediat e institucionet europiane që merren me klasifikimin natyroro-turistik e rëndisin këtë Liqen ndër 10 parqet më të bukura natyrore në Europë. Ky aset i fuqishëm ujor me gjithë aksesorët e saj duke formësuar Parkun Liqenorë (ku faktikisht vetëm pjesa nga Malësia nën Malin e Zi është Park Natyrorë Nacional) me ndërhyrjen e dorës shkatërruese njerëzore nga pjesa jonë e Shqipërisë po kthehet në një moçal. Ndaj vëmëndja e të gjithëve duhet të jetë në ruajtjen, përmirësimin dhe kthimin e gjithë hapësirës së bregut Liqenorë në një Park Kombëtarë si e vetmja mundësi për ngritjen më lart e përmirësim infrastrukture drejt një destinacioni total agro-turistik duke përthithur gjithnjë e më shumë investime dhe rritur kapacitetet turistike në gjithë territorin Bashkia Malësi e Madhe.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.