MIRËNJOHJA !

0
120
Një herë një mbret kishte dhjetë qen të egër. Ai i përdorte për të torturuar dhe ngrënë cilindo shërbëtor të tij që bënte gabime
Njëri nga shërbëtorët dha një mendim të gabuar mbi një çështje, që mbretit nuk i pëlqeu aspak. Kështu ai urdhëroi që shërbëtori të hidhej te qentë.
Shërbëtori tha: “Unë ju kam shërbyer për dhjetë vjet, dhe ju më bëni këtë? Ju lutem, më jepni dhjetë ditë para se të më hidhni te ata qen! ”Mbreti pranoi.
Në ato dhjetë ditë, shërbëtori shkoi te roja që kujdesej për qentë dhe i tha që do të donte t’i shërbente qenve për dhjetë ditët e ardhshme. Roja u hutua, por u pranoi dhe shërbëtori filloi të ushqente qentë, t’i pastrojë ata, t’i lajë dhe t’i sigurojë të gjitha llojet e rehatit për ta.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Kur mbaruan dhjetë ditët, mbreti urdhëroi që shërbëtori të hidhej te qente për ndëshkimin e tij. Kur ai u hodh brenda, të gjithë u mahnitëm kur panë qentë e egër që lëpinin këmbët e shërbëtorit!
Mbreti, i bezdisur me atë që po shihte, tha:
“Çfarë u ka ndodhur qenve të mi?”
Shërbëtori u përgjigj, “Unë u shërbeva qenve për vetëm dhjetë ditë, dhe ata nuk e harruan shërbimin tim. Juve ju kam shërbyer për dhjetë vjet të tërë dhe ju i keni harruar të gjitha, në gabimin tim të parë!”
Mbreti e kuptoi gabimin e tij dhe urdhëroi që shërbëtori të lirohej.
Ky postim është një mesazh për të gjithë ata që harrojnë gjërat e mira që bëri një person për ta, sapo personi të bëjë një gabim ndaj tyre.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.