Unë zgjedh burgun, hajdeni më dënoni edhe mua!

0
1246

O diktaturë , o burg?

Këto janë zgjedhjet e 30 Qershorit ose do aprovoni kthimin e diktaturës ose do kundërshtoni zgjedhjet fallso.

Unë zgjedh burgun, hajdeni më dënoni edhe mua. Do bëj gjithçka për ndalimin e kthimit të diktaturës në vendin tim.

Ne jemi brezi që situata politike na i dogji ëndrrat, krizat e trazicioni nuk na lan të jetonim bukurin e fëmijërisë, u rritëm me bukë e pa bukë,nuk na lanë të ëndërronim ma të mirën, na e morën peng jetën.

Unë sot jam nënë dhe grua kurrë nuk do lejoj kthimin e “asaj kohe” as nëpërkëmbjen e fatit të vendit tim, të fëmijëve të mi. As shtypjen e mendimit të lirë apo ndryshe. . .

Jemi brezi që thirrëm të parët “Liri, Demokraci” me dy gishtat lart “E duam Shqipërin si gjithë Europa” unë sot nuk do bëj asnjë hap pas!!

I them burgut hapu që sot!

NGA: MIMOZA REXHVELAJ

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.