Se cila ishte arsyeja e zëvendësimit të administratorit të njesisë administrative Shkrel realisht nuk u bë shumë e qartë. Por ajo që eshtë e rendesishme është fakti se tashmë vetem pak ditë para zgjdhjeve të 30 qershorit, në njesinë administrative Shkrel kemi këtë zevendësim.
Kështu ka qenë kryetari i bashkisë Tonin Marinaj i cili në prezencë edhe të deputetit Paulin Sterkaj, pasi e ka falenderuar për bashkëpunimin mjaftë efikas administratorin në ikje Klodian Sterkaj, ka prezantuar ekonomistin e njohur z.Sali Hoxhaj.