Tomë Marvukaj, instrumentisti i nderuar si”Ndue Shyti i M.Madhe”, ndryshe “Anëtar Nderi i shoqatës ”Shkrimtarët dhe Artistët, M.Madhe”Nderi i Kombit””

0
540

Me 22.06.2019, në selinë e Shkrimtarëve dhe Artistëve, M.Madhe”Nderi i Kombit”, pranë godinës ”Ymeri Medical Center”Koplik, në një prani autoritetesh dhe një pjesëmarrjeje nga më e vlerësuara për ato që i ofrojnë M.Madhe, u organizua ceremonia e dorëzimit të titullit”Anëtar Nderi i shoqatës së “Shkrimtarët dhe Artistët,M.Madhe”Nderi i kombit”, instrumentistit të shquar popullor, kantautorit dhe kompozitorit Tomë Prengë Marvukaj, djalë i Shkrelit të vlerave kulturore dhe historike, aktualisht qytetarit, nënshtetas i Republikës së Italisë fqinje prej mbi 25 vitesh. Kush është Tomë Marvukaj në detajet e një jete artistike, plot vitalitet?Ja disa nga stacionet e kësaj jete brilante: Kantautori i melodisë me çifteli, sikurse kompozitori i këngëve :”O nënë prit se erdha!”, interpretuar nga Arben Delaj,”Për ty malësia ime”, interpretuar nga Petrit Gjinaj,”Kush e njeh prej jush Binakun?”, interpretim dhe autorësi e Tomë Marvukajt,”Moj e mira në luginë të Shkrelit!”teksti Anton Grishaj, intrepretuar nga Nush Tuçaj, qindëra melodi në festivale lokale dhe kombëtare, pa harruar pjesët humoristike dhe kontributet si drejtues artistik programesh në diasporë, aktualisht drejtor i grupit artistik”Ura e Bashkimit”, në Legano të Milanos, ja gjerdani i artë i vlerave artistike të artistit Tomë Prengë Marvukaj, që na mblodhi sot më 22.06.2019, në M.Madhe, në këtë evenment të sotëm të nderuar pjesëmarrës.Duke synuar te rrokim standartin promovues të dorëzimit të titullit të nderit u ftuan autoritete qeverisëse lokale, si kryetari i Baskisë M.Madhe,z.Tonin Marinaj, n/kryetari S.Ndrecaj, nënprefekte Taze Lohja, botuesi i revistës “Fjala”,z.Gëzim Vuçaj, shkrimtarë dhe artistë malësorë si: Isuf Hebaj, Syrja Smajlaj,Fadil Hasmujaj,Gëzim Vuçaj, Petrit Gjinaj, Fatmir Ulaj(te dy nga diaspora), Jonuz Delaj, Nikollë Buçi si dhe poetes Life Hasa, ish-përgjegjëse e kulturës në Zagorë(Shkrel)ku filloi debutimin e tij si artist, instrumentisti i shquar Tomë Marvukaj i ri,Violeta Deda,këngëtare e njohur dhe bashkëudhëtare me artistin. Në promovimin e titullit të nderit kushtuar, z.Tomë Marvukaj një grup më vete artistësh përbënte vetë familja Marvukaj, vëllezër dhe motra, këngëtarë dhe instrumentistë, filluar nga Tomë Marvukaj, Dedë Marvukaj, Fran Marvukaj, Margarita Marvukaj, Pranvera Marvukaj dhe kushërinjtë Marvukaj.Kujtohet në Malësi, si një mrekulli më vete e një familjeje artistësh, fakti kur Prekë Zefi, babai I Tomës, këndonin së bashku me Drande Gjon Marvukaj, gruan e vet, deri para 10 vitesh që u nda nga jeta këngën popullore,”Maja krahu”. Pas fjalës kryesore, që mbajti kryetari i shoqatës”Shkrimtarët dhe Artistët ,M.Madhe”Nderi i Kombit””K.Ujkaj, i cili i dorëzoi edhe titullin“Anëtar Nderi i shoqatës”, fjala iu dha të nderuarit, z.Tomë Marvukaj, që, përmes emocionesh dhe ndjeshmërisë maksimale vlerësoi aktin promovues, që i kushtoi komuniteti i artistëve dhe shkrimtarëve malësorë.Në vijim mbesa e artistit,Verarta Marvukaj i dorëzoi artistit,Tomë Marvukaj, një tufë me lule.Vazhduan me përshëndetje, gjithë respekt për artistin, kryebashkiaku Tonin Marinaj,zotërinjtë Ndue Sanaj, Ilmi Kurti, Fatmir UlaJ, Margarita Marvukaj, Gjokë Luli, sikur u bën edhe përshëndetje me dy interpretime instrumentale nga z.T.Marvukaj dhe kolegu i tij,F.Ulaj. Përpjekja profesionale e menaxhuesit të veprimtarisë, kryetarit Ujkaj, për të respektuar standartin promovues perëndimor, që do të thoshte respektim i orës, si hapësirë në kohë, dhe i minutazhit të fjalës, sa më sintetike dhe vetëm brenda tematikës promovuese, pa lejuar kurrsesi abuzim me fjalën, në emër të një protagonizmi vetiak, shënonte njërin nga standartet që u prit mjaft mirë nga auditori, pra gjeti mirëkuptimin të plotë, sidomos të artistëve malësorë të ardhur nga diaspora, filluar nga Italia fqinje deri tek Suedia e largët.Duke nderuar kontributin e artistëve malësorë, këtyre ambasadorëve shpirtërorë të trevës sonë”Nderi i kombit”,kësaj radhe u ndalem në vlerat konfirmuese, në dobi të identitetit tonë sa atij lokal,po aq kombëtar, tek njëri nga instrumentistët e shkëlqyer të kësaj treve, i nderuar mes miqve të tij artistë, si “Ndue Shyti i Malësisë së Madhe”, z.Tomë Marvukaj, anëtar i shoqatës”Shkrimtarët dhe Artistët,Malësi e Madhe”Nderi i Kombit”.Tomë Prengë MarëVukaj lindi në fshatin Zagorë, M.Madhe, më 7 mars 1967, ku për arsye të njohura biografie u mjaftua vetëm me arsimin e mesëm bujqësor, edhe pse dalloi si një talent i jashtëzakonshëm, si instrumentist, virtuoziteti i të cilit me çifteli i ka tejkaluar me kohë kufinjtë e Malësisë së Madhe, Shkodrës, por edhe të Shqipërisë.E ndoqa në jetën e festivaleve tona folklorike, instrumentale, në Malësi të Madhe apo në Shkodër dhe kudo nëpër Shqipëri, por po aq e njoha edhe në Italinë fqinje, ku prej dy dekadash kontribuon si drejtues artistik i një grupi shumë elegant, i përbërë prej instrumentistësh malësorë, në rajonin e Lombardisë. Edhe pse, jo i ri në moshë, ai kushtrimon me tingullin e tij të shpirtit si mjeshtër i instrumentit duke fituar nderimin dhe vëmendjen, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të autoriteteve komunare të Vareses, ku aktualisht kontribuon prej mbi dy dekadash.Me qindra melodi instrumentale, si kantautor dhe interpretues,melodi të luajtura me vëllezërit Lleshi, Buçi si dhe ato me instrumentistë popullor të kalibrit të Sali Manit”Artist i merituar”, apo me Jonuz Delajn, Pretash Nilajt, Fadil Mustafën, vëllezërit Vukaj etj. nën drejtimin e mjeshtrit të këtij profili, profesor Robert Prendushit. Njëherësh Marvukaj do të debutojë suksesshëm në Fier, Shkodër, Pallatin e Kongreseve në kongresin e 6-të të kooperativave bujqësore, në Përmet, Sarandë etj., gjithnjë në klimën e një konkurimi profesional, tejet të suksesshëm, me artistë nga më shquarit, të këtij profili. Suksesin më të madh Tomë Marvukaj do ta korrë në vitin 1988 në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, ku së bashku me grupin e instrumentistëve, do të nderohen me titullin “Laureat i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës”. Janë të gjithë këto argumente që motivuan shoqatën “Shkrimtarët dhe Artistët, Malësi e Madhe“Nderi i Kombit”, të nderojnë artistin malësor,Tomë Prengë Marvukaj me titullin”Anëtar nderi i shoqatës “Shkrimtarët dhe Artistët, Malësi e Madhe”Nderi I kombit”, po aq frymëzuan tek ne, si institucion i vlerave estetike, vendimin e kësaj shoqate që t’i propozojë ditë më parë, suksesshëm, këshillit bashkiak të Bashkisë M.Madhe që z.Tomë Marvukaj “për përkushtimin e shkëlqyer dhe seriozitetin e arritjeve profesionale artistike, si instrumentist dhe kantautor, duke u bërë zëdhënësi autentik i shpirtit të malësorit, si djalë i kësaj treve, t’i jepet titulli”Qytetar Nderi i Bashkisë Malësi e Madhe”. Ky ishte djali i Malësisë së Madhe,artisti i kësaj treve, njëherazi edhe qytetari shembullor Republikës së Italisë fqinje z.Tomë Marvukaj që na mblodhi në këtë eveniment kulturor sa personal, sa familjar, sa për ne si trevë e M.Madhe”Nderi i Kombit”.në fund të veprimtarisë u organizua një koktej.Mirënjohja jonë maksimale shkon edhe në adresë të mjekut shembullor, Doktor Seit Ymeri, që falë investimit të tij bashkëkohor, nga pikëpamja e komoditetit tejet elegant, që na ofroi në sallën promovuese, gjitçka funksionoi në përfeksion, duke e dëshmuar veten si mik i madh i shkrimtarëve dhe artistëve. Koplik, më 22 qershor 2019 Kadri Ujkaj kryetar i shoqatës”Shkrimtarët dhe Artistët,M.Madhe”Nderi i Kombit

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.