NË QYTETIN E GJILANIT, TASHMË “SALI MANI” ËSHTË NË KRYE TË NJË RRUGE

0
511

Kot nuk thonë se në vendin tënd, vështirë të bëhesh mbret. E kujtojmë këtë sentëncë të njohur të popullit tonë, duke u nisur nga fakti që msësuam këto ditë. Në qytetin e Gjilanit në Kosovë jane dy vllezerit Avni dhe Naim Sulejmani, të cilet kanë lobuar në instucionet perkatesë e të këtij qyteti, për të nderuar dhe vlersuar kantautorin e mirënjohur Malësor dhe mbarekombëtar Sali Mani. Kësisoj bëhët e ditur se tashme në një nga rruget e këtij qayteti në Gjilan të Kosovës, kesaj Kosove, ku artisti ynë i dha terë pastosin e shpirtit të tij prej artisti, duke i kënduar si askush tjeter kësaj toke dhe këtyre njerzve te mirë dhe trima Shqiptar. Pra sot, kemi ne Gjilan rrugen “Sali Mani”. E ku ka më bukur dhe me vlersim se ky. Nderkohë qe qyteti i Koplikut, shkodra apo dhe më gjërë nuk kujtohen per një gjë te tillë. Dhe çuditërisht assnjë prej ëmrave legjendë te artit jo vetem malësor, por dhe kombëtare nga M.Madhe, natyrisht që në instucione, jo që jo, se njuk kemi instucione kulture, por në asnje rrugë nuk rrezulton ëmri i Luk Kaçaj, i Sali Manit, i Gjelosh Gjokaj, i Ismail Lulanit, e reshti do vazhdonte gjatë. E pra harresa të tilla, mirë dhe faleminderit Gjilanit që nuk na i lë të mbesin në heshtje…!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.