KALAJA E ROZAFËS “NDRIÇOHET” NGA DASMA E ELSAID HYSËS

0

Aty ku lëgjenda për disa orë kthehet në një realitet njerëzor, aty ku Rozafa ”shtrydh” gjirin e saj, per ti dhënë bekimin e bardhë, çiftit Elseid Hysaj dhe Fiorenza Lestakaj. Këtë dasem hyjnore e kanë perjetuar rreth 500 të ftuar në dasmen madheshtore të marteses së yllit të kombëtares Shqiptare dhe futbollistit të Napolit, Elsi Hysaj. Në këtë ceremoni të dasmes së Elsi Hysaj, mësohet se kanë qënë te ftuar futbollist të kombetares dhe shokë të skuadres së tij. Në realitet, detajet rreth kësaj dasme ka në qënë të veshtira per tu mësuar nga mediat, kjo mbasi siguria e pjesmarrësve në këtë dasem ka qëne në shkallen e lartë të saj. Gjithësesi disa foto kanë mundur të dalin, jashtë mureve të kalasë per të ardhur nepermjet rrjeteve sociale, foto të cilat tregojnë madheshtinë e kësaj dasme. Nderkaq vlenë te citohet fakti, se nje natë para, dasmes magjike në Kalanë Rozafa, dasma ka filluar në fshatin piktoresk të Reçit, aty ku i ka rrenjët supertalenti Elseid Hysa.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.