TUZI NA  “MËSON:KREJT AFËR E KEMI  SHEMBULLIN POZITIV, POR  NUK E SHIKOJMË!

0
113

    Sa afër e kemi modelin pozitiv, dhe çuditërisht   na duket shuimë largë, madje  jo vetëm  që nuk e shikojmë , por as  nuk arrijmë të mëndojmë për të   “përvetsuar” nga  modele positive si kjo!  Ja  komuna e Tuzit  në Malin e Zi , krahas mjaft punëve përkushtimore  ndaj qytetarve të saj , një  vëmëndje të posaçme i ka kushtuar   organizimit    të pushimeve verore  gezueshëm fëmijëve të  Tuzit dhe mbarë  malësisë.Është ky nje lajmë  që vjen nga “Malësia org” dhe mbase ia vlen të   lexohet sad he si duhet edhe nga  Bashkia M.Madhe. …    Me surpriza pa fund dhe plot argëtim filloi edhe këtë vit ,,Kampi veror për fëmijë”,organizuar nga Komuna e Tuzit, gjegjësisht Sekretariati për vetëqeverisje lokale.Aktivitet mbahen në Vitojë, nga data 19 deri më 21 korrik 2022, me fillim në ora 18:00.Kampet Verore kanë për qëllim që fëmijëve t’u ofrojnë disa ditë të mbushura me aktivitete argëtuese dhe edukukative, përmes së cilave fëmijët kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre, krijojnë punime shumëngjyrëshe dhe lojëra, mësojnë diçka të re dhe të formojnë shoqëri të reja me moshatarët e tyre,nga e gjithë komuna e Tuzit.
Lojërat në natyrë, eksplorimi, eksperimentimi dhe vetëdijesimi për botën që na rrethon do të jenë metodat përmes të cilave fëmijët thellësisht do të kuptojnë ndikimin që ne të gjithë kemi në natyrë.
Ky aktivitet do t’u ofrojë fëmijëve çaste ne natyrë ndryshe me ato të pandemisë.Siç kumtohet nga komuna, ftohen të gjithë fëmijët që t’i bashkëngjiten këtij kampi të mrekullueshëm, që zgjat gjithsej tri ditë, dhe të zbulojnë së bashku surprizat e radhës.

Malesia.org

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.