𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐝𝐞𝐠𝐞̈𝐯𝐞: 𝐏𝐒 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢 𝐭𝐞𝐫𝐫𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚𝐫𝐞̈𝐬

0
128
Partia Socialiste ka zgjedhur shumicën e kryetarëve të degëve në bashkitë e vendit. Janë vetëm 3 nga 61 bashki ku nuk ka përfunduar procesi i cili do mbyllet brenda këtij muaji.
Kryeministri Rama mblodhi këtë pasdite në një takim të zgjedhurit, ku u bëri të qartë objektivat që kanë përpara.
Sfida e parë janë zgjedhjet vendore. Rama kërkoi që PS të jetë një parti e territorit.
“Puna në shtet me ndihmën e partisë do mbetet në të shkuarën”, porositi ai.
Rama: Janë tre bashki që duhet të përfundojnë procesin brenda korrikut.Është kërkuar që procesi të jetë cilësor dhe korrigjues në raport me proceset e mëparshme ku tek-tuk apo ndonjëherë më shumë se tek-tuk janë mbyllur sytë për të lejuar që fiktiviteti të ngjitet deri në majën e organizimit të partisë në bazë.
Sot ju kemi të gjithë ju të zgjedhur për të drejtuar partinë në prag dhe drejt një sfide sic janë zgjedhjet vendnore vitin e ardhshëm. Ndërkohë një sfidë dhe më të rëndësishme të transformimit të partisë në diçka tjetër që ti përgjigjet kohës së re që jetojmë, ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe që i përgjigjet një nevoje për të mbajtur sa më pranë njerëzit që na kanë besuar, njerëzit që na besojnë dhe duan të na besojnë.
Një kohë të re edhe për largimin sa më shumë nga aksi tmerrësisht i vjetër dhe shumë i konsumuar i një partie të dedikuar si një hapësirë ku disa ankohen se duan punë në shtet dhe disa kërkojnë punë në shtet dhe disa të tjerë thonë çfarë ti themi x dhe y kur nuk jemi në gjendje ti japim dhe kryetarit të partisë një punë në shtet. Kjo duhet të jetë e shkuara. Partia duhet të jetë një parti zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor, një parti ndërmjetëse mes shumicës qeverisëse dhe zgjedhësve dhe një parti kërkuese në funksion të adresimit të problemeve, halleve dhe shqetësimeve që konstaton në kontakt me njerëz.
Të jetë një parti që përçon qoftë shqetësimet, qëllimet dhe vendimet e rëndësishme të shumicës qeverisëse por dhe shqetësimet, kërkesat dhe hallet e njerëzve që i besojnë kësaj shumicë. Të jetë një partie territorit në kuptimin më të plotë të kësaj fjale dhe jo një parti e lidhur brenda një rrethi njerëzish që bëjnë çmos të zgjidhen dhe pasi zgjidhen rrinë vetëm me njëri-tjetrin si një grup shokësh që bëjnë xhiro në bulevardin e qytetit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.