Tuz/ Punojnë planet për menaxhimin e mbeturinave në nivelin e Komunës së Tuzit dhe Komunës së Pejës

0
46
    Mund të jetë një imazh i 1 person dhe kostum  Nik Gjeloshaj  :Sot, Komuna e Tuzit, në rolin e koordinatorit nënshkroi kontratën për realizimin e projektit të emëruar New Environment Revitalization Approach – NERA në kuadër të Programit IPA të bashkëpunimit tejkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, që e financon Bashkimi Evropian.
Komuna e Tuzit në periudhën e kaluar ka punuar mjaft në përgatitjen e e aplikacionit të projektit bashkë me partnerin, Komunën e Pejës, duke pasur parasysh faktin se problemi i mbeturinave është i theksuar në të dy komunat.
Kemi nderin dhe kënaqësinë që me këtë projekt është bërë bashkëpunimi i parë ndërmjet dy komunave në nivelin e projekteve të bashkëpunimit tejkufitar të të financuar në kornizën e Instrumentit paraintegrues të mbështetjes 2014-2020.
Vlera e përgjithshme e projektit është 479.027,23 euro, prej të cilave Bashkimi Evropian ka ndarë mjete të pakthyeshme në shumën prej 399.937,23 euro për të dy komunat.
Me këtë projekt Komuna e Tuzit dhe Komuna e Pejës, me ndihmën e partnerëve të bashkëngjitur – Komunalja sh.p.k. Tuz dhe Ambienti sh.p.k. Pejë, përmes aktiviteteve më të rëndësishme do të:
– Punojnë planet për menaxhimin e mbeturinave në nivelin e Komunës së Tuzit dhe Komunës së Pejës;
– Vendosin filozofinë Zero Waste në të gjitha rrafshet e ofrimit të shërbimit qytetarëve, si dhe ndërrimin e vetëdijes së vetë qytetarëve përmes fushatave;
-largojnë mbeturinat nga gjithsejtë 10 deponi të jashtëligjshme dhe t’i gjelbërojnë të njëjtat;
– t’i blejnë kontejnerët për hedhjen e mbeturinave;
– Të rregullojnë oborret e riciklimit si dhe e-marketin e pare tejkufitar për ofrimin dhe kërkesën e mbeturinave të mbledhura të ndara.
Projekti fillon më 01.02. 2023 dhe do të zgjatë 22 muaj.
Përcillini aktivitetet tona!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.