LIBRI : “KULLA E ZEMRËS”, NJË SIMBIOZË E BUKUR DHE MESAZH JETËSOR PËR TË PROJEKTUAR DHE NDËRTUAR NJË KULLË ME GURË DHE ME POEZITË E ZEMRËS .

0
90
JAK RROZHANI Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
 
 ” Kulla e zemrës “, e ka titulluar vëllimin me poezi , poeti i njohur Dod Pjetraj,  që janë poezitë e ndjenjës, frymëzimit, të zemrës e të shpirtit krijues ,reale ,të dashurisë ,të jetës së përditshme, realitetit mes dy kohëve, ku vetë poeti i ka përjetuar dhe është protagonist, që nga fëmijëria ,fakulteti : ai djali çapkën i dhomës 33 , sfida dhe profesionalizmi si inxhinier ndërtimi, duke projektuar e ndërtuar vepra të bukura, njerëzit e punës dhe të profesionit ,prindërit e dashur ,vendlindja e bukur: Malaj , me peisazhin natyror të mrekullueshëm,  familja e dashur, me fëmijët, nipërit dhe mbesat, që i falin gëzim e lumturi dhe çdo gjë e bukur që ka kaluar dhe përjetuar ai vetë , nga ku e merr frymëzimin për perla poezie, duke i folur kurdoherë puna , profesionalizmi ,korrektesa, bujaria ,modestia  ,fisnikëria , komunikimi e bashkëpunimi. Të gjitha këto, tê shprehura me vargje brilante e plot frymëzim të poetit të mirënjohur Dod Pjetraj, tek vëllimi me poezi :” Kulla e zemrës “, një titull domëthënes : të ndërtosh kulla dashurie me odat e saj, në zemër të njerëzve, jo vetëm si projektues dhe ndërtues si inxhinier profesionist ndërtimi, por edhe me vargje brilante dhe poezi të bukura e të arrira ,si poezitë e ndjenjës të frymëzimit ,të zemrës e shpirtit krijues të tij ,duke përcjellë mesazhe njerëzore, si dedikimi modest ,duke ua kushtuar këtë libër fëmijëve të tij të dashur : Elda, Elton, Edmond, Edison , nipave dhe mbesave të mrekullueshëm,  që i falin dashuri dhe lumturi dhe veçanarisht : nënës së dashur : Gjela, e cila me një dashuri të madhe prej nëne , e rriti dhe e mëkoi me dashurinë për letrat dhe artet : Një odë e kam për ty moj nënë / Që të vish ashtu papandehur / Që ta mbushësh me humorin tënd / E unë ta di se nuk ke vdekur ! Jo pa qëllim , poeti Dod Pjetraj, këtë vëllim poetik , e ka ndarë në oda kullën e zemrës: një odë të shenjtë edhe për nënën e tij të dashur , për Dom Prend Lokun , Malaj etj .odën e zjarrit , për fëmijët ,për miqtë , njerëzit e dashur, shokët ,të afërmit e dashamirët ,me derën kurdoherë hapur ,me mikpritje e bujari dhe me sofrën shtruar : bukë e kripë e zemër . Janë vargje  brilante, poezi që dalin nga thellësia e shpirtit e këtij poeti, duke e marrë frymëzimin nga ata dhe jeta e përditshme ,duke shpalosur në to nektarin e jetës : Për hir të profesionit a traditës / Vendosa të  ndërtoj një kullë / I dhashë formën e zemrës sime / Dhe vargje vendosa mbi gurë ! … Shpirtin vendosa në themel / Për hekur ,vendosa dashuri / Kulla ime e vogël ” Eifel” / Zemërkulla ime : Poezi ! (Kulla e zemrës) . Ashtu, siç projektet e tij ndërtimore ,përbëjnë një sukses profesional e plot pasion ,bukuri ,korrektësi dhe energji , ashtu edhe poezitë e bukura e plot  frymëzim të kullës së zemrës të poetit të mirënjohur Dod Pjetraj, do të na falin përherë kënaqësi ,duke përcjellë mesazhin njerëzor : Mirë se vini o miq , lexues ,o njerëz, te kulla ime e zemrës ! .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.