Tuz/ Festohet dita e çlirimit

0
130

Komuna e Tuzit shënoi sot me një ceremoni solemne, 78 vjetorin e çlirimit të Tuzit nga forcat naziste.Në këtë solemnitet, përveç programit artistik, u bë edhe ndarja e çmimit ,,15. Dhjetori – Dita e çlirimit të Tuzit”.
Fitues i çmimit për këtë vit është Dr. Halil Dukoviqin, për, siç thuhet, kontributin e tij në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe avancimit të zhvillimit shoqëror në Komunën e Tuzit. Mjeku i mirënjohur Halil Dukoviq, ishte shefi i DPS-së për Tuzin, aktualisht deputet dhe antarë i kryesisë së kësaj parti.Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Tuzit, Haris Ramoviq, vendosi lule në bustin e heroit – Mahmut Lekiq dhe në monumentin e ,,Ushtarëve të rënë” në Cem – Rakiq.Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, gjithashtu përkujtoi këtë datë.“Kjo na kthen plot 78 vjet mbrapa, më 15 dhjetor të vitit 1944, kur nga treva jonë u largua edhe ushtari i fundit i okupatorit nazist gjerman në Luftën e Dytë Botërore.
Kujtojmë me respekt të gjithë ata që kontribuuan për çlirimin e vendit dhe për të na vendosur në anën e drejtë të historisë, aty ku Malësia ishte gjithmonë!”, ka shkruar Gjeloshaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.