Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare

0
111
Shkruan: Refik HASANI 
Sivjet, kaluan  31-vjet të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992, popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë Krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave.
Po bëhen mbi  tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë, shprehja e vullnetit  dhe ishte përcaktimi politik i së  ardhmes  duke  marrë përgjegjësinë për  ta shtruarë-ngritur  për zgjidhje çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit.
I pasuar pas Referendumit është  edhe  kryengritja e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare Preshevë, Medvegjës dhe Bujanocit, është sakrificë e kësaj Krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi.
Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli  tjetër  si që është  Marrëveshja e Konçulit.
Referendumi, është kontribut i gjithë  forcave politike e intelektuale, ishte  një akt i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare  në ish-RSFJ, Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë.
Po kalojn mbi tri dekada  të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të  kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës.
Legjislatura e re e Parlamentit të Kosovës  që ka  dal nga  zgjedhjet e datës  14 Shkurti 2021, përkatësisht Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e datës 25 Prillit 2021,do të duhej të vizitojn në realizim e investim të projekteve  për Krahinën Shqiptare.
Në këtë përvjetor, jubilar Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen, në ndërtim të qëndrimit në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit.
Po kalojn mbi  tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak  e kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare.
Në kët jubilar të Referendimit do të duhej  të shenohet  me  manifestime të ndryshme, duke përfshir edhe veprimtari kulturore, politike e deri tek konferenca shkencore jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe në Prishtinë, Tiran, Shkup e gjithëandej diasporës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.