Ngjarje e rëndë në New York/ Rreshteri i policisë vret bashkëshorten shqiptare, dy fëmijët dhe më pas veten

0
279

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA pak para ndërrimit të vitit, ku 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown, në periferi të New York City.Policia raportoi se rreshteri në Departamentin e Policisë në Bronxville, Watson Morgan, 49 vjeç, vrau gruan e tij, shqiptaren Ornela 43 vjeç dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç. Policia beson se më pas ai vrau veten. Ornela Watson ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jork-ut.Katër trupat u zbuluan nga policia pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e policisë Bronxville.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.