Hyrje Fjala per Ju... E rëndë në Sarandë, e moshuara vetëhidhet nga kati i 6-të i...

E rëndë në Sarandë, e moshuara vetëhidhet nga kati i 6-të i pallatit, dyshohet se…

0
387

 

Një e moshuar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku jetonte në Sarandë.Sipas informacioneve policore, 82-vjeçarja, me iniciale H.V., vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhu dje në lagjen nr.1 në Sarandë, ndërkohë policia është duke vijuar punën për dokumentuar rrethanat e këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.01.2024 dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasja H. V., 82 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 82-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe asaj të Sarandës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.