Maliq/Përndiqte Prej Një Viti Të Renë, Arrestohet 41-Vjeçari : U Fut Në Banesë Dhe Dhunoi Babain

0
201

Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 41-vjeçar të akuzuar për përndjekje.Ai është kallëzuar nga një vajzë nga fshati Sheqeras, e cila ka deklaruar para uniformave blu se ai e përndiqte prej një viti. Po ashtu, ajo ka dëshmuar se ai vazhdimisht e përndiqte dhe në rrjete sociale duke e kërcënuar përmes mesazheve që i dërgonte.Mësohet se 41-vjeçari me iniciale T.Sh. e ka përndjekur deri në banesë vajzën, dyshohet se edhe ka goditur babain dhe vëllain e vajzës. Pas kallëzimit, ai u arrestua menjëherë nga policia ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.