TONIN MARINAJ, I PA KËNAQUR ME RRITJEN E BUXHETIT NGA QEVERIA

0
760

Pushteti vëndor do të ketë një rritje në planifikimin e buxhetit për vitin 2019 prej 11%, është shprehur kështu ministri i financave Arben Ahmetaj gjatë takimit të këshillit konsultativ për buxhetin e bashkive per vitin 2019. Një vëmendje të posaçme i ka kushtuar gjatë takimit me drejtuesit e pushtetit vendor ministri Ahmetaj, teksa është ndalur kryesisht tek terheqja e vëmendjes për taksimin e prones, çka sipas tij do të rrisin të ardhurat në arken e bashkive.
Nese sot vlersohet se jane të rregjistruara dhe të taksuara rreth 600 mijë prona, do të duhet që brenda vitit 2019 të kemi këtë shifer të dyfishuar, kjo është mënyra per të rritur të ardhurat vendoret, pa e patur gjithënjë vemëndjen tek buxheti i shtetit për Bashkinë.
Në këtë takim konsultativ krahas të tjerve edhe kryetari i Bashkisë M.Madhe z.Tonin Marinaj, në fjalen e tij është ndalur duke
riprezantuar resurset dhe atë çfarë prezanton bashkia M.Madhe, duke qënë realisht njëra ndër bashkitë kryesore në tërë veriun e Shqiperisë. Ndaj, duke i kujtuar ministrit Ahmetaj, por edhe të tjerve së Bashkia M.Madhe e drejtuar prej tij, qeveriset nga socialistet, kësisoj, jo vetem që në planifikimin e buxhetit me një rritje të krahasur me hapin e breshkes vetëm me 2.6 përqind, kjo tregon jo privilegj , por edhe diskriminim, në krahsim me rritjen e planifikuar për disa bashki të tjera, të vendit, këtë e ka shprehur, madje si shqëtësim kreu i bashkisë M.Madhe z.Tonin Marinaj gjatë keëtij takimi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.