‘TETORI ROZE” NE GJIMNAZIN “GRUEMIRE”

0
324
Ndergjegjesimi kur kombinohet me krijimin e kultures per kontrrollin e vazhdueshem shendetesor,
ul ndjeshen rrezikshmerine e humbjes se jetes nga semundje te pasherueshme. E njera prej tyre eshte edhe kanceri i gjirit. Duke e vleresuar ne kete kendveshtrim, nga mesuesja e veprimtarive ne gjimnazin “Gruemire” te Malesise se Madhe, Kozeta Bruçi, dhe gjimnazisteve, u organizua nje aktivitet ne mbeshtetje te nismes boterore “Tetori roze”. Me ndihmen e institucionit te Sherbimit te Kujdesit Paresor Malesi e Madhe, e perfaqesuar nga shefja Gentiana Bushati, ne hollin e shkolles u organizua nje aktivitet sensibilizues. Leximi i historive te grave me nje semundje te tille, pantomima e rasteve te neglizhimit te semundjes etj, i paraprine bisedes mbi njohjen e te rinjve me semundjen, faktoret qe e shkaktojne, menyra se si e zbulojme apo si duhet te diagnostikohemi, etj. Edhe pse kjo moshe eshte me pak e rrezikuar nga prekja e kesaj semundje, te gjithe kane nenat e tyre ne shtepi qe duhet t’i nxisin te kontrrollohen çdo 2 apo 3 vite, per te parandaluar nje gjendje te agravuar me vone, me rrezik jete. Gjithashtu, duke e njohur shkencerisht kancerin e gjirit, te rinjte nisin dhe kirjojne kulturen e vetkontrrollit, nje praktike kjo mese normale ne Europe, por ne Shqiperi neglizhohet ne permasa te frikshme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.