TETORI I LETERSISË NË QYTETIN E KOPLIKUT

0
556

At’herë kur kishim menduar se muaji Tetor, si muaj i letersisë, po ikte për këtë vit pa lënë gjurmë në qytetin e Koplikut, ka ndodhur ajo që nuk pritej. Një bashkpunim ,mjaft i realizuar ndërmjet mesueseve të leterisë, nxënësve të gjimnazit ”Sherif Hoxha” të qytetit të Kopklikut, dhe Biblotekës së qytetit, është realizuar takimi i shkrimtarve me nxënesit. Etja e të rinjve për letersinë duket që nuk shuhet leht edhe pse kohët e fundit rrjetet sociale, e kanë zevendesuar boshllekun e një mjedisi letrarë, persëri duhet thënë që nxënesit ishin tejet të deshëruar për të njohur të fshehtat e krijuesve. Kështu kritiku i njohur Kadri Ujkaj ka mirëpritur pyetjet e nxënesve, ku realisht mund të vlersohen pyetje mjaft interesante dhe të guximshme. Ndaj dhe përgjigjet ishin vetem ashtu siç di përherë të pergjigjet mjeshtri i fjalës Kadri Ujkaj. Ndërkaq edhe Senada Delaj Demushi  edhe si ish nxënëse këtu në gjimnazin e Koplikut, por edhe si kolege me mësueset e letersisë  dhe natyrshëm si një poete me drita ndezur, drejtë poezisë bashkëkohore ka ngjallur mjaft interes për nexënesit lexues. Ky aktivitet ka patur edhe një të veçant, nxënesit me prirje tek artet pamore prezantuan tre piktura te motivuara nga leximet e librave të autorve Shqiptar. Aktivitetin letrar e kanë përshendetur nënekryetarja e Bashkise Nertila Bajramaj, drejtoresha e shkolles Lindita Lacaj, por edhe punojset e biblotekes së qytetit, të cilat kanë shprehur vlersimin dhe nismën për një bashkpunim me krijuesit shkrimtar dhe poet të
M.Madhe. Kështu falë këtij bashkpunimi tanimë dhe moderimit model të mësesues së leterisë Merita Curri, lë të shpresojmë për ndezjen e sinjalit pozitiv për një funksionim gjithënjë e më të dobishem të biblotekes së qytetit dhe shkrimtarve, poetve dhe artistve të trevës M.Madhe.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.