“SHKRIHEN“ SOCIALISTËT E “NGRIRË“ TË SHKODRËS

1
558

Ka të drejtë ti dhëmbë shpirti një socialisti shkodran, si Ndue Doda Iicili e ka drejtuar këtë parti, në ato vite kur mbase shumë nga këta socialistët e rinj, që herë i ngrijnë e herë i shkrijnë me “urdhër” nga lartë, në ato vite e kishin për “turp” ti quaje socialista. Ndaj i jap më se të drejtë shqeëtësimit të ish kryetarit socialistve shkodran Ndue Dodaj, por do të doja ti kujtoj edhe një fakt. Këto strukturat e sotme të PS-së mos të të dhimben, se siç e thoni ju vet z,Ndue, kryetaret apo dhe strukturat jane të komanduara, jo të zgjedhura. Kështu që nga koha kur ju ishit kryetar, pra zgjidheshit, ka ikur zgjedhja në parti. Ndaj mos u merakos, se ndoshta po pregaditet koha e zgjedhjeve alternative, jo e blerjeve të kandidatve për kryetar Bashkie dhe e drejtorave, të cilet vijnë veshin fanellen e PS-së dhe kur ikun nga postet e dorzojnë fanellen edhe të partisë .Gjithësesi ky është shqetësimi i ish kreut te socialistve shkodran…

Shkrihen strukturat e PS Shkoder. Për çfarë?! Për zgjedhjet e kandidatit për kryetar Bashkie ?! Se srukturat u emruan?! Se pati rezultate të dobta me zgjedhje?! Se drejtuesit e institucioneve (drejtore) i zgjodhen kto struktura?! Se antarët e kshillin bashkiak i zgjodhen strukturat?! Se kryetaret e partise njëri pas tjetrit u zgjodhen nga strukturat?! Duhet një sqarim për partinë e për publikun. Strukturat nuk jane domate që bëhen salcë kure don i zoti i shtepise. Ka nje ”statut” që thotë kur shperndahen strukturat. Me stukturat e PS Shkodër është luajt vazhdimisht sepse i duhet dikujt si fasade për të mbuluar dobsite e veta. Partia Socialiste në Shkodër nuk ka patur mbështetjen e duhur sepse të deleguarit e partise e kanë vlersuar si kalim kohe e jo detyrë për të ndihmuar e zgjidhur veshtirsitë me plane e pune konkrete. Partia Socialiste e Shqiperise duhej dhe duhet të hartojë një projekt të veçant politik e qeverisës për Shkodren sepse dhe Shkodra vetë ka specifikat e saj ndryshe nga qytetet e tjere e mbi të gjitha edhe për fakt që në Shkoder sundon 30 vite Partia Demokratike. Të nderuar drejtues politik për Shkodren partia organizohet me gjithëpërfshirje nga themeluesit deri të rinjtë pa dallim. Me grupe interesash të ngushtë ka perfitime individuale por jo parti të organizuar e që u sherben interesave të qytetarëve. Mbetem me shpresë se do e merrni seriozisht këtë radhe. Shqiperia ka nevojë dhe për Shkodren e Shkodra ka nevojë per Shqiperine njelloj si për Vloren apo Korçen, Durrsin apo Tiranen ,Elbasanin apo Lushnjen, Fierin apo Kuksin. etjere qytete te Shqiperise.

1 KOMENT

  1. Tregojn se dkur ishte nje mesues histori-gjografie ne fshatrat e thella te Pukes. E bajn drejtor- dhe nje fond te vogel per parulla. Me vrap ne Shkoder. Arrin re dekori i kollarisur aq sa dinte. Prezantohen me dizinjatorin shkodran. Edhe ateher punt e mira baheshin ne klub. Pas 2 a 3 dopjosh shkrihet akulli dhe fillojn perbetimet. Si ta dush naqe-ça te pelqejn ty naqe etj etj. Perfundimisht zgjedhin parullen “Populli shqiptar e ka çare rrugen e historise me ….” . Ketu filloj te oerpelitej dhe i thote dizinjatorit – sikur ta bajme “….ka çare rruhen e histori – gjografise me…” . Jo per gja po un kam mbaru per histori gjeografi. Dihet si shkoi puna

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.