Autorja e kësaj poezie është pa medyshje njëra nder poetet më brilante, të këtij brezi poetësh.Edhe pse pesha e vargut të saj është e rëndë Bona, as njëherë jo vetëm që nuk mburret, por me modestinë që e karakterizon, poezinë e saj e “lind” dhe e lën të garojnë ajo vetë , pa”ndihmesen ‘ e autores.Ndaj dhe kësaj rradhe poezia Tash kam ik…Nga Bona është lënë vetem kjo pezi për tw ecur në këmbët e saja , edhe në festivalin trokitje për çmimin ; “Gjekë Marinaj”
Nga : Bona Mulaj luka
Tash ika…!
Tash ika…!
N’aromë t’trupit, mos prit me m’gjet.
Jam shndrru n’pluhun, pa erë as dokë.
Dashtë sa jetën t’kam, e përtej saj ,s’mujta ma.
Tash po iku..
N’rreckat l’shue qosheve t’shtratit,mos prit me m’ndi’.
Kërrkush ngushllim në t’pafrymët tesha s’gjeti.
Vallzue kam me fllad t’nadjes e t’zogut kangë.
Po kur m’kaploj vetmia, lypa me frymue nan tanden l’kurë.
N’erë t’malit e n’ves t’barit i kam lan amanetet e mia.
E n’gurgullim t’prroit, ku randshëm merr teposhten , m’mendo.
Kam ik…si vala e lumit qi dy herë s’perplaset në t’njajtin gur.
E mas t’kam lan’…pendesën e përjetshme.
Pse s’dite, a s’dashte, a s’mujte…
Tash kam ik…
Se s’mujta me dasht për të dy…!