Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor, Tamarë-Vermosh, ku një automjet me turistë ka rënë në greminë.Automjeti me 4 turistë çekë doli nga rruga por fatmiresisht nuk ka të lenduar, vetem dëme materiale.Policia bën me dije se brenda automjetit tip “Fuoristradë” ishte një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre të mitur.
Shkodër/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në aksin rrugor Vukel-Tamarë, automjeti tip “Fuoristradë” me drejtues shtetasin çek R. K., 45 vjec, ka dalë nga rruga.Në këtë automjet, së bashku me drejtuesin, udhëtonin bashkëshortja e tij, shtetasja P. K, 40 vjeçe, djali 9 vjeç dhe vajza 7 vjeçe.Fatmirësisht asnjëri nga familjarët nuk ka pësuar dëmtime fizike. Turistët çek ndodhen në një hotel, në Tamarë.Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes së automjetit nga rruga, si dhe për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga vendi ku ka rënë.