𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐞𝐫/ 𝐈 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐞𝐭 𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞 𝐩𝐥𝐚𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐎𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐊𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐒𝐡𝐞𝐧𝐝𝐞𝐭𝐞𝐬𝐨𝐫

0
108
Një pako e dyshimtë ka vënë në alarm policinë e Shkodrës. Pakoja është gjetur në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi” .
Pas vendosjese se perimetrit te sigurise forcat xheniere kane bere te mundur shperthimin e komanduar. Sipas informacioneve paraprake lenda plasese ishte e vendosur poshte mjetit te drejtoreshes se operatorit te kujdesit shendetesor.
Shkodër/Informacion shtesë  May be an image of car
Në vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases S. K., banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se:
Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.