Supërliga/ Sezoni i ri fillon në Kukës

0
87

Dueli mes Kukësit dhe Tiranës do të ngrejë siparin e sezonit të ri të Superiores. Kjo përballje interesante është planifikuar të luhet të premten e 19 gushtit në orën stadiumin “Kukës Arena”.Ditën e shtunë do të ketë dy përballje të tjera ku po në 17:00 do të jetë përballja Erzeni-Vllaznia. Më datën 20 do të luhet gjithashtu edhe Partizani-Egnatia në “Elbasan Arena” në orën 19:30.
Java e parë do të mbyllet me dy përballjet e tjera Laçi-Teuta dhe Bylis-Kastrioti. Të dyja ndeshjet do të startojnë në orën 17:00 dhe do të jenë ato që do të ulin siparin e javës së parë të Kategorisë Superiore.Kukësi – Tirana, “për kë bien këmbanat”? – SuperSport
Java e parë

E premte 19/08/2022
Kukësi-Tirana 17:00
E shtunë 20/08/2022
Erzeni-Vllaznia 17:00 (Durrës)
Partizani-Egnatia 19:30 (Elbasan)
E diel 21/08/2022
Laçi-Teuta 17:00
Bylis-Kastrioti 17:00

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.