Sot në prëndim Dielli

0
220

g.vuçaj

PRËNDIM DIELLI

Prëndim i diellit…

Në ikje pas malit i dha një bojë

qiellit blu, sa faqeja ju skuq

dhe drurët si ushtarë të lodhur

rrëzën e fundit mbajnë mbi sup

Dielli iken tashmë me kokën fshehur

Heshtja qiellin e bën me blu

Dashnorët nga dashuria të dehur

Ecin drejtë errësirës, kështu, kuturu..!

DALLANDYSHJA DHE …Fakte interesante rreth dallëndyshes për fëmijë. Abstrakt i GCD në grupin e  të moshuarve “Zog migrues - dallëndyshe. Çfarë ha dallëndyshja?

Një dallandyshe në liqën

Largë në breg doli

Dhe hapte dhembët një qën.

Më pas dallandyshja

Mbi valë fluturoj

Me të u bashkua dhe qyqja

Qëni në ikje të hënes hungroj….

 

TIGANI I JETES

E mora të kuqin e vezës së diellit

E vëndosa në tiganin e jetës

Yjet për të ndezur zjarrin ia mora qiellit

Ecim në rrugën që këmi zgjedhur vetës.

Kalors ndër beteja gjithë jetën mbetëm

Me plot ëndrra po i kruajm dhëmbët

Dashnia prekë me duar gacën e erosit

Të vdekurit mirepresin lule tek koka dhe këmbët

Në tiganin e Jetes vazhdon të skuqet ….

Gjysma e vezes se diellit, këtu farktohen dhe kangët.

 

SOT 7 MUAJ  MË PARË

Sot

U bënë 7 muaj

Që ti ike

U bërë  më e jona

Asnjëherë e huaj!

Sot

7 muaj më parë

Ike

Tek yjet kurr për t’mos u ndar

Sot

7 muaj më vonë

Si 7 sekondat e parë

Ikjen tënde asnjëri nga ne se beson.

Sot

Dhe neser

Dhe…

Një tufë lule ti sjellë e njëjta  dorë..!

 

TI MË TRËMBJE SE ….

Unë të veshtroja

Ti buzëqeshje ëmbël

S’me binte ndërmënd për të tjerët

Në syt e tu , ishte e gjithë Bota

Dhe zogjët ndalonin kengën

Zonja “J” njerzve u kerkonte vota

Un.. Ah un , po ku kisha “zemer”…?!

Nga frika se mos të humbja

Pa të “fituar”, ikja i trembur

Ti me mua e un me veten Luaja….

SA DO TE DOJA!

Do të doja

Mes duarve të mia

Të mbaja fytyren tënde,

Të ledhatoja,

Të vështroja

Të shoh ndjenjat e mija

Në perkundje zëmre.

DY NJERZ

Dy njerz,

Për njëri tjtrin të urryer

Buzët i kanë vënë në të njëjtin burim

Dashuria e tyre , kohë e pa kthyer

Ishin të ndar , pa patur bashkim….

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.