Skudra e futbollit “Deçiqi”, një skuadër e Madhe e një qyteti të vogel siç është Tuzi

0
346

Futbollistët e KF Deçiqi pas fitores 1-0 kundër Zetës  kanë arritur  një sukses, duke u ngjitur në  vëndin e dytë  të  tabelës së klasifikimit në kategorinë  elitare  të  futbollit  në Mal të Zi. Me këtë ndeshje përmbyllet pjesa e parë e kampionatit të Ligës së parë të Malit të Zi, ndërsa Deçiqi tashmë kalon në vend të dytë.Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ivan Novovic, në minutën e 64-të.Në vend të parë në tabelë është Sutjeska e Nikshiqit me 41 pikë, Deçiqi i dyti me 33 pikë, ndërsa e treta është Buduçnosti i Podgoricës me 32 pikë.Kësisoj  edhe në këtë  sezon futbollistët e qytetit të  vogël të Tuzit, po tregojnë  se janë një  skuadër e madhe, me ambicje  për tu ngjitur  gjithënjë  e më lartë.Me këto lojëra të bukura  dhe rrezultative  futbollistët e Deçiqit  janë bërë  krenaria , jo vetem eMalësorve  në  Mal të, por edhe  kendej  shtetin  Shqiptar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.