Skandali në kufi/ Serbia ndalon boksierët kosovarë, pas ngjarjes edhe Shqipëria braktis botërorin

0
186

Delegacioni i boksierëve kosovarë është ndaluar të hyjë në territorin serb.  Delegacioni ishte nisur për në Beograd ku duhej të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator por është ndaluar në kufi.Ishte sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit në Kosovë, Latif Demolli i cili tregoi ngjarjen.‘’Rreth orës një jemi nisur për në Beograd. Jemi ndalë në kufi në Konçul nga policia serbe dhe nuk na lejuan të dalim andej, për shkak të shenjave të Kosovës në tutat sportive dhe në fanellat tona.Në to shkruan KOS, ndërsa na thanë se duhet t’i lëmë në kufi dhe mund të vazhdojmë. Por siç jemi dakorduar me AIBA-n, që marrim pjesë vetëm me shenja të Kosovës, ne nuk pranuam. Tani jam në kontakt me zyrën e AIBA-s dhe po presim përgjigje’Delegacioni shqiptar ka vendosur gjithashtu të mos marrë pjesë në turne, duke i dalë në krah Kosovës.Diçka të tillë e ka zbuluar vetë trajneri i ekipit të Kosovës, Besim Brahimi i cili falënderon trajnerin e ekipit të Shqipërisë, Zef Gjoni për braktisjen e turnet nëse nuk merr pjesë Kosova.‘’Të lumtë Prof. Zef Gjoni. Nëse Kosovën, Serbia nuk e lejoj me marr pjesë në botëror, dhe Shqipëria nuk do të marrë pjesë duke tërhequr boksierët e vet’’, shkruan Brahimi në ‘’Facebook’’.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.