Situata e pëmbytjeve në Shkodër

0
403

Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 10.01.2021, ora16.00 Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 10.01.2021,ora 16.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:• Hidrometri në Dajç në orën 16.00, shënon kuotën 6.32m.(Kuota max 6.30 m)• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 16.00,shënon kuotën 8.47 m.(Kuota max 8.70 m)• Hidrometri i lumit Drin në orën 16.00,shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m)Bashkia ShkodërSiperfaqe totale e përmbytur 1685 Ha1. Tokë e pakultivuar 503 Ha2. Foragjere të dyta, jonxhe 1073 Ha3. Grurë 55 Ha4. Bimë dekorative 50 Ha5.Pemtore 4 HaNj.A. Ana e Malit1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë• Tokë e pakultivuar 200 Ha• Foragjere të dyta, jonxhe 678 Ha• Grurë 20 Ha• Pemtore 2 HaNj.A Dajç1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 660 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :• Tokë e pakultivuar 255 Ha• Foragjere të dyta, jonxhe 320Ha• Bimë dekorative 50 Ha• Grurë 35 Ha2. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .Nj. A. Guri i Zi1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.• Tokë e pakultivuar 5 Ha• Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.Nj.A. Velipojë1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.• Tokë e pakultivuar 10 Ha• Foragjere të dyta, jonxhë 30 Ha2. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.Nj.A.Bërdicë1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe• Tokë e pakultivuar 30 Ha• Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.Nj.A. Rrethina1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes• Tokë e pakultivuar 3 Ha• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha• Pemtore 2 Ha2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.BASHKIA SHKODËR DUKE PARË SITUATËN QË PO PËRKEQËSOHET KA BËRË LAJMËRIMIN E HERSHËM PËR BANORËT QË RREZIKOHEN NGA PERMBYTJA QË TË MARRIN MASA PËR SIGURIMIN E GJËSË SË GJALLË, PRODHIMEVE BUJQËSORE, MJETEVE DHE PAJISJEVE TË NDRYSHME QË MUND TË DËMTOHEN.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.