Zoti Azem Vllasi vlerëson lart zonjën Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

0

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Azem Vllasi  ish politikani  nder ata qe i rezistoj  shovinizmit serb  për ta ruajtur  Kosovën nga  ripushtimi i Sllobodan Millosheviqit.  Vllasi atëherë ishte kryetarit i  atëhershëm i Komitetit Krahinor të Kosovës.  Zoti Vllasi  nga ato përplasje  politike me ne fund  u arrestua dhe  u burgos për shkak se nuk  iu nënshtrua  politikes  serbomadhe  qe të aneksohet Autonomia e Kosovës  nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi.

Zoti Azem Vllasi vlerëson lart zonjën  Vjosa Osmanin  dhe  Albin Kurtin si figura qe do ti sjellin vendit ndryshime  pozitive dhe te qëndrueshme…

Ai  politiken shumë vjeçare  të Kosovës e sheh me një skepticizëm  me te cilën  me një deklarat  shprehet dhe  thotë se qytetarët ndihen të lodhur nga zgjedhjet, të cilat nuk po prodhojnë stabilitet qeverisës.

Zoti Azem Vllasi  këto zgjedhje i parasheh  si kalimtare  të krizave qe u krijuan në Kosovë   me politikanet   e rinj siç janë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Zoti Azem Vllasi vlerëson lart zonjën  Vjosa Osmanin  dhe  Albin Kurtin si figura qe do ti sjellin vendit ndryshime  pozitive dhe te qëndrueshme…

Politiken  aktuale të këtyre dy politikave Vllasi  e sheh si zgjidhje  të ngërçit politik qe nga lufta  e këndej.  Ai me poshtë shton  për Vjosa Osmani  citojmë “  Vjosa Osmani është duke i bërë vetes vend të mirë në skenën politike. Së pari për shtetin dhe popullin e pastaj për vete. Ky duhet të jetë parim për njerëzit në pushtet”, ka shtuar ai nder të tjera.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.