Sikur të kem ndezur qirinjtë e qiellit

0
77
 Për ju lexues  të  revistës “Fjala”  enkas nga Amerika  poetja  Shqiptaro – Amerikane  Teuta Osmani.Poezia  Teutes  është  një poezi që ndez qirinjtë e qiellit të  shpirtit të çdo njërit.Lexim të këndëshëm!
Teuta Osmani
Damka!Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
Nuk të shoh më në ëndrra
As për të të dashuruar nuk më do
E shoh tek sytë e tek fjalët e tua
Kur shkruan me frymën si në lojë!
Nuk të shoh më si drita e Diellit
As si ndonjë dritëz që të më ngroh
Sikur të kem ndezur qirinjtë e qiellit
Që nxin netëve e ëndrrat m’i s(h)terron!
E shoh që kërkon të gjesh asgjënë
Për asgjënë e krijuar nga mëndja jote
A ngandonjë ambazhur magjik i kohës
Që nëpër skëterra mund të të çojnë!!
Nuk ke guximin e nderit si i gjallë
As si vdekur nuk do që të rrish vallë
Nuk ke aspak arsye, fakte, jetë a ngjarje
Të më vësh si të tjerave, mua damkë!
Damkën e ke përdorur si vegël
Në poezi e në krijimtarinë gjërë e gjatë
Për t’u vetshpallur si hero i vetëm
Që mund me fjalë çdo hyjni që përballë!
E ke krijuar për të parë dritën
E për t’ecur n’rrugë që askush s’shkel
Për të bërë ndonjë kryevepër
Që brënda tyre as vet nuk je!
S’e di përse ngulmon të më ndysh pa arsye
Pa asnjë fakt kërkon të më nxish fund e krye
Të jam sjellë si njeri në fjalë, poezi e krijime
E ndërsa ke ngritur në këmbë të gjithë t’zinjtë!
Nuk të shoh më në ëndrra
As për të dashuruar nuk më do
E shoh tek sytë e tek fjalët e tua
Ku shkruan me fjalë si në lojë!
Amerikë. 18.08.2022 
Thoni , po asgjë  nuk that! Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
E që thoni ju…!
E që thoni ju
E që s’thatë asgjë
Kam lidhiur ndjenjën me natyrën
Me fisin e me jetën
Mua më vjen keq për një milingon që të shkel
Më vjen keq kur dëgjoj të qaj një mace
Kur dëgjoj e gjinkallat në këtë të nxehtë
E sorrat njëkohështë të krraurasin.
Kam parë shumë aksidente rrugës me makinë
Kafshë të shkelura nga rrotat me shpejtësi
Si ketra, mace, laraska, e zogj
Por edhe pëllumba kam parë të hedhura përtokë
S’e di përse më ndodhin mua t’i shoh
Sa keq më vjen e më dhimbsen e zot
Them se nga pakujdesia vijnë të gjitha
Dhe nga mëndjelehtësia e njerëzve të pashpirt!
Nuk mendojnë a nuk shikojnë se kanë dhe ata kafshë fëmijë, familje e shtëpi
Kanë edhe shpirt
Kanë të tyren popull që janë të lumtur
Kanë gjuhën e tyre që ne njerëzve
S’na bëjnë aspak keq
E ndërsa presin përkrahje nga ne!
Kam parë në momente të tilla të shtypen zogj
Pulëbardha e mjelma!
Por kur shoh që të tjera kafshë të një familje kuptohet
Mundohen
Ta rizgjojnë të ikurën viktimë
Duke e cimbuar me sqepin e tyre
Sikur i luten Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
Më erdhi kaq keq e çudi
Sikur i mbanin zi
Sa herë që iknin e ktheheshin tek e ikura viktimë përsëri
Tek viktima në mes të rtugës me klithma
Krra krraaa krraaa
Sa zgjuan kërshërinë e njetëzve
Sikur të kërkonin ndihmë për atë që humbën
Skenë që s’e kisha parë ndonjëherë
Tek mblidhnin me sqep
Puplat e shpërndara
Këmbë e kokë të shtypur
Për ta risjell në jetë
E mua për çudi më dukej sikur donin ta hanin
E derisa kuptova pas 10 minutash që po mundoheshin ta sillnin në jetë!
Kaloj një natë të nesërmen rruga qe pastruar
Më nuk ish mbet asnjë pend
E zogjtë silleshin vërdallë duke ulëritur krrau krrau!
Sa keq më vjen sikur të shtypet sikur efhe një grenxë
Nuk do mundja ssnjëherë
Tjau prrishja folenë!
Teuta Osmani
Amerikë. .2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.