Mimoza Rexhvelaj:Kulla e Bajraktarit të Hotit, zëmra e Malësisë

0
Jo thjeshtë një kullë në Malësi, por një thesar i çmuar i historisë tonë kombëtare.
Nuk është veç kulla e Çunë Mulës Bajraktarit të Hotit , por është zemra e Malësisë, tik-taku i çdo malësori.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme
Është krenaria jonë, që fatkeqsisht është braktisë e harruar, siç u bë me kullën e Prek Calit e çdo objekt historik, as shenjë nuk kemi ku jetoj Fishta, por gjurmët i ka lënë në Malësi, ku predikoj dashnin për zotin e atdheun.
Le ta pranojmë fajin, nuk dimë me mbrojtë vetën, as ato që kemi trasheguar nga të parët tanë. Pak turp duhet të na vin që historinë tonë e shkruajnë si dojnë, e shkatrron kush mundet dhe ne mbajmë “iso” hajt se mjafton kënga :” Prej ka vjen more Çun Mula”
A duhej pushteti vendor t’i rrespektonte këto objekte?
A duhet të vendoste dorë në to?Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe ambiente të jashtme
A duhet në bashkëpunim me qeverinë e ministrinë e kulturës të bëheshin “Shtëpi Muze” ose të shpallej monument kulture…
Se shtëpia e Ismailit i vjen anës kësaj kulle historike… ku shndrit faqja e shqiptarisë.
A e dini se sado pak të investojmë gjithë malësorët kudo që jemi ne i ndërtojmë dy kulla pa faliminderit shtetit, pushteti, por vedit.Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Poeti kombëtar At Gjergj Fishta në vepren madhore “Lahuta e Malësisë” në faqen 143 i kushton disa vargje të bukura e domethenëse edhe kullës e derës bujare të bajraktarit të Hotit, vargje nga të cilet citojmë :
“…Ke Çun Mula ship e rreptë,
Ka hanger bukë verbët e i shkjept,
N’atë fis të Hotit ship e parë,
Djal mbas djalit bajraktarë.
Në Gjonoviq te kulla e Çunit,
Në atë kullë të bardhë mbi krye t’katunit…”Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.