JAK RROZHANI
Janë poezi të shpirtit ,ndjenjës, frymëzimit, mendimit, që të falin kënaqësi, emocione dhe ndjesi të bukura. Martin Dedaj, e nisi që në rini muzën e tij krijuese dhe po e vazhdon me sukses, i preokupuar , që përmes motiveve që trajton ,formës së vjershërimit e veçorive stilistike, të ketë një zë të vetin edhe në poezi , si një risi e guxim , pasi ka përgatitur me sukses një sërë librash në prozë të zhanreve të ndryshme. Përsa i përket vargut , mjeshtërisë artistike e stilistike, e krijimit, poeti dhe publicisti Martin Dedaj, ka mësuar nga përvoja e poetëve e shkolla poetike e Ndoc Gjetjes, Rudofl Markut, Preç Zogajt , Marash Mirashit etj .e ata bashkëkohorë , ku ai këtë përvojë e përpunon me mjeshtërinë e tij të krijimit,duke dhënë perla poezie për lexuesit. Si tek vëllimi me poezi : ” Përtej Dashnisë … ” , Poezi ,me një titull surprizues dhe një numër simbolik e mjaft domethënës : 56 … , si vazhdimësi e jetës , ku nuk ka rëndësi mosha ,por pasioni ,frymëzimi , vullneti ,risia , profesioni, jeta e përditshme me njerëzit e saj, dashuria e pastër dhe e sinqertë, natyra e bukur, vendlindja ,prindërit, familja etj .dhe çdo gjë e bukur, ku ia vlen të jetohet ,ku jeta merr vlerë,dimension përherë në lëvizje, si pasuri,vyrtyt, dashuri , paqe e mirësi. Këtë frymëzim, realitet, ndryshimet në kohë dhe jeta përditshme , jepet me mjeshtëri artistike e stilistike nga ky poet i njohur, ku lexuesi e gjen tek poezia kushtuar Nënës : U linda dhe u rrita / Në prehërin tënd… / Dhe dashurisë së ndjenjave tuaja të shpirtit … Nana ime !… Apo tek malli për vendlindjen : Larg teje jam : / I përmalluar për ty / Tretur në mendime / Të kujtoj me lot në sy / … Në çdo tik-tak / Të zemrës time/ Je kudo e pranishme / Vendlindja ime … Me shumë sinqeritet e pathos, poeti Dedaj i këndon dashurisê : Secili në jetë / E fiton një dashuri / Se ajo s’është rregullore / Dhe as një ligjësi /Por thjesh’t dhe vetëm / Kompleks ndjenjash / Me emrin e saj të bukur: Dashuri … Kjo vërehet edhe tek poezia kushtuar demokracisë : Mirë se erdhe, nuse e shumë pritur , në çdo vatër të shqiptarisë … Vëllimi me poezi, i ndarë në kapituj : Asht , Realitete, Meditime dhe Eshkë dashnie. -Përtej Dashnisë : Të kam dashur aq shumë … Aq sa ti se ke besuar … Të kam dashur aq shumë… / Saqë mendja ime , është kthyer pas teje , në një lumë- dallgë trazuar … Me nostalgji , autori Dedaj ,sjell më vëmendje të lexuesit ,poezinë : “Shkronjat “, recituar nga vajza , Klaudiola , në festën e Abetarës : Ne të gjitha shkronjat / Tani i kemi mësuar … Ata vijnë në rradhë / Si rruaza floriri / Në abetare janë të shkruara / Mësuesja e dashur,na i mësoi … Dhe me dedikim të sinqertë dhe plot dashuri : familjes së dashur , me respekt dhe mirënjohje të thellë, që e kanë mbështetur në çdo hap , profesion dhe të krjijimtari, që janë, motivi dhe frymëzimi i tij, për t’i shërbyer kurdoherë jetës, familjes, së ardhmes.